Arian Çani: Ata që na shajnë na duan, rivalët i mund me Xhesikën dhe Kallashin

Arian Çani duket se e ka gjetur se kush është çelësi i suksesit dhe se me çfarë të ftuarish ai mund të mundë kolegët e tij. Ai tashmë e ka bërë të qartë se rivalët i mund me Xhesikën dhe Kallashin.

Gazetari Arjan Çani, i ftuar në emisionin “FAKT” të gazetarit Çim Peka, u shpreh se nuk i merr seriozisht njerëzit që e shajnë në rrjetet sociale.

“AMA është nën kontrollin e disa njerëzve që zakonisht na shajnë, shajnë Çim Pekën, Arjan Çanin, por duhet të dimë që ata që na shajnë, na duan.

Janë po ata njerëz që na shajnë dhe ata që kur na shohin në rrugë na puthin, na përqafojnë, na thonë: O sa i madh je.

Rrjetet sociale janë kthyer ne një mundësi për të shkarkuar energjitë negative. Thelbi është se nga ora 21:00 deri në orën 23:00, konkurentët e mi luajnë me endemolin, që unë i them një kosh plehrash, si puna e emisionit Big Brother, X Factor, apo tjetër.

E si i mund unë këto, i mund me Kallashin, Gugunë, e unë kështu i mund. E çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë reklamim. Nëse do thërras politikanë, nuk do më shikojë njeri, më mundin. E si munden këto: me ilaç, ilaçi mundet me ilaç”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button