fbpx

Ahmeti: Ndalni punimet ilegale

Kreu i ri i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk do të bëjë kompromis me askënd, ai nuk e ka fare problem të merret edhe me ndërtuesit ilegalë, të cilët janë financues të partive politike.

Ai ka vetëm tri ditë prej që është shpallur fitues i garës së Prishtinës dhe u bën thirrje ndërtuesve pa leje që të ndalin menjëherë punimet, e të mos i nxjerrin punë më pas.

Shjpend Ahmeti, i cili shumë shpejt do ta marrë timonin e kreut të Prishtinës, në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” bën të qartë se s’do të ketë kompromis për ilegalët, të korruptuarit dhe ata që kanë problem me ligjin. Bile nuk “qan kokën” as për financuesit e partive të mëdha politike, të cilët janë ndërtues të mëdhenj në Prishtinë.

Ndërkohë që këmbëngul se nuk do të bëjë koalicion me asnjë subjekt politik. Por, bën me dije se do të bashkëpunojë me secilin, ngase, sipas tij, “Asnjërit në ballë nuk i shkruan se nga cili subjekt politik vjen”, transmeton express.

Ndër punët e para emergjente, më të marrë postin është nxjerrja në ankand e veturës Audi Q7 e ish kryetarit Isa Mustafa.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close