SHBA ti heqë bllokadën pa kushte Kubës

Kuba ka njoftuar se politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për lehtësimin e bllokadës të cilën e zbaton prej dhjetëra vitesh ndaj vendit është “shumë e kufizuar”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm kubanez Bruno Rodriguez në një deklaratë gjatë vizitës në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, tha se SHBA-të me Kubën në emër të zhvillimit të marrëdhënieve kanë mundur të vendosin mënjanë ndryshimet por se përparimet nuk do të mund të bëhen për një natë.

Duke vënë në dukje se SHBA duhet të “heqë pa kushte” bllokadën ndaj vendit të tij, Rodriguez ka përsëritur edhe kërkesën e Kubës që SHBA-të ti rikthejnë Gjirin e Guantanamo-s të cilin e përdorë si burg ushtarak.

Rodriguez ka qenë zyrtari i parë kubanez që ka zhvilluar vizitë zyrtare në Gjermani që nga viti 1990 pas bashkimit të Gjermanisë Lindore me Gjermaninë Perëndimore.

SHBA-të dhe Kuba në vitin 2014 hodhën hapa për normalizimin e marrëdhënieve ku dhe vendosën hapjen e ndërsjellë të ambasadave.

Ndërsa presidenti amerikan Barack Obama në vizitën e tij më 21 mars ka qenë presidenti i parë amerikan që ka vizituar Kubën pas 88 vitesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button