Tani kemi majorizim qeveritar në vend të atij etnik

Robert Nesimi, kolumnë –“Buxhet me Badinter”, Utrinski Vesnik
Vitet e fundit  u zhduk majorizimi i Maqedonasve mbi Shqiptarët dhe etnive tjera. Në vend të kësaj, kemi dominim pa kompromis të pushtetit mbi opozitën.

Ljupço Popovski, kolumnë – “ Fëmijët e portokalltë”, Utrinski Vesnik
Struktura e tanishme e VMRO- së e admironte revolucionin Portokalli të vitit 2004 kur Viktor Janukoviqi donte të vjedh fitoren e huaj. Tani, i njëjti Janukoviq  është njeriu për admirim sepse i tha “jo” BE-së.

Erol Rizaov, kolumnë – “ A do të ngordhë taksa e sheshtë”, Utrinski Vesnik
Stavreski është  para mbulimit epokal për dëshmimin e tij se mundet ta mbushë buxhetin më shumë se sa Gruevski mundet ta harxhojë.

Pande Kolemishevski, kolumnë – “Muri i fundit i Evropës”, Dnevnik
Derisa rrëzoheshin muret  politike, ideologjike, ushtarake dhe muret tjera, deri sa zhdukeshin barrikada, barriera, askush nuk priste që në Evropë të shfaqet muri i ri, Grek, ose më saktë muri antimaqedonas, i cili sipas kohëzgjatjes mundet ti arrijë vitet e murit të Berlinit.

Antonio Spasev, koment – “ Me të vërtetë NATO paqedashës”, Dnevnik 
Pas të gjitha sulmeve që me çdo lloj armësh viteve të kaluara sulmoi anembanë botës, tani NATO aleanca paralajmëron se forcat qeveritare në Ukrainë duhet të masin kur godasin. Jo se nuk mishte goditje pa masë nga të gjitha anët e Kiev-it, edhe buldozerët mblidhnin njerëz, por mësuesi nga Brukseli disi është pa kredibilitet.

Xhejson Miko, kolumnë – “ Identiteti dhe shtetësia janë dy gjëra të ndryshme” Dnevnik
Identiteti i popullit maqedonas ia jep emrin shtetit, Republika e Maqedonisë, por vlerat e përbashkëta të  virtytit të qytetarëve të Maqedonisë janë përgjigje se çka do të thotë të jesh qytetar i Maqedonisë.

Petar Atanasov, kolumnë – “ Ku është Bagdadi, ku Basra! Heeej Kembrixh!”, Sloboden Peçat
Ku janë o z. Ministër efektet dhe rezultatet nga reformat e fuqishme të deritanishme tuajat dhe me milionë euro që i harxhoi qeveria juaj për arsim.

Lajme të ngjashme

Back to top button