Bangladesh, ekzekutohet me varje lideri i partisë islamike

Lideri i partisë më të madhe islamike në Bangladesh, 73-vjeçari Motiur Rahman Nizami, është ekzekutuar me varje në orët e para të së mërkurës për krime gjatë luftës së pavarësisë nga Pakistani në vitin e largët 1971, njofton TCH.

Motiur Rahman Nizami ishte dënuar për vrasje, për përdhunim dhe për orkestrim të vrasjeve të intelektualëve gjatë luftës së Bangladeshit për pavarësi.

Me qindra persona u mblodhën në afërsi të burgut në kryeqytetin e Daka për të festuar ekzekutimin e 73-vjeçarit.

Nizami është gjykuar nga një gjykatë për krime lufte, e themeluar nga qeveria në Daka, ndërsa edhe Gjykata Supreme e këtij vendi la në fuqi dënimin e tij me vdekje. Ai u var pas refuzimit për të kërkuar mëshirë nga Presidenti Abdul Hamid.

Prokurorët kanë thënë se Nizami ka qenë përgjegjës për krijimin e milicisë pro-pakistaneze al-Badr, e cila ka vrarë shkrimtarë, mjekë dhe gazetarë.

Dënimet në vitin 2013 të zyrtarëve të Jamaatit kanë shkaktuar përleshje midis islamikëve, të cilat kanë lënë rreth 500 veta të vrarë.

Jamaat-e-Islami dhe aleati i tij, Partia Nacionaliste e Bangladeshit, e cila është në opozitë, thonë se gjykata për krime lufte është themeluar për të eliminuar udhëheqësit e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button