A është kënga e Besa Kokëdhimës plagjiaturë? (Video)

“Tatuazh në zemër” e Besa Kokëdhimës, fituese e festivalit ‘Kënga Magjike”, ngjason me “Being Boring” të britanikëve (Pet Shop Boys, krijimi i viteve 1990).

Ky lajm është përhapur si virus në rrjete sociale madje duke postuar edhe një video me të dyja këngët në sfond, në momentin e refrenit, raporton BW.

Kënga e Besës është kompozuar nga kompozitori maqedonas Darko Dimitrov, ndërsa ajo britanike nga grupi i famshëm Pet Shop Boys.

Në të tilla raste janë ekspertët e muzikës ata që duhet të thonë fjalën e fundit nëse flitet apo jo për plagjiaturë, ndërsa ne ju sjellim videon dhe vendosni vetë nëse kanë ose jo ngjashmëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button