Akademia e mësimdhënësve të Maqedonisë, enigmë e pazgjidhur

Në pakon e reformave pedagogjike nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), ishte prezent edhe krijimi i Akademisë për mësues, të cilin mësimdhënësit e kundërshtuan tejmase.

Profesori Ruzhdi Ibrahimi, gjithashtu edhe anëtar i SASHK-ut, tha së është debatuar mjaft për këtë temë dhe se ende kundërshtohet.

“Ne kemi debatuar mjaft për këtë temë dhe jemi kundër kësaj reforme që solli MASH-i. Fakulteti është i mjaftueshëm, ai që do punën e bën si duhet, kurse ka edhe nga ata që kanë doktoruar për lëmit e tyre mirëpo nuk e bëjnë me vullnet punën dhe nuk japin rezultate. Ne e kemi kundërshtuar dhe do të vazhdojmë ta kundërshtojmë këtë vendim”, tha për Portalb, Ibrahimi.

Sa i përket formimit të Akademisë dhe anëtarëve të saj, Ibrahimi thotë se SASHK-u nuk ka informacione lidhur me këtë.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) nuk japin asnjë sqarim për këtë çështje.

Kryetari i LASH-it të Kumanovës, Samet Jahiji tha për Portalb se i mbështet mësimdhënësit të cilët janë kundër këtij vendimi, sepse sipas tij ai është absurd.

“Nëse një student diplomon dhe punësohet ai është i aftë për punë në këtë drejtim, dhe ne mbështesim ata që janë kundër. Ne mbështesim mësimdhënësit shqiptarë, por ja që MASH nuk na përfill fare, mirëpo ne do të reagojmë sepse kjo gjë është absurde i bie si të përfundojnë dy fakultete për tu punësuar në arsim”, tha për Portalb, Jahji.

Po ashtu edhe ish ministri i arsimit, Sulejman Rushiti pas publikimit të paketit të reformave vlerësoi se kjo Akademi bëhet për të frikësuar mësimdhënësit.

“Aq shumë ndryshime bëhen për ­çdo ditë sa që nuk mund të ndiqen e lëre më të implementohen. Këto janë mekanizma për t’i mbajtur me frikë qytetarët. Akademia e mësuesve është gjithashtu një frikësim sepse thjeshtë qëllimi është të mbahet pushteti përmes frikës”, tha për Portalb, Rushiti.

Ndërkaq kohë më parë MASH publikoi paketin e reformave pedagogjike ku parashikohet përforcim i kapaciteteve të kuadrove arsimore ekzistuese dhe të ardhshme në arsimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm, nëpërmjet krijimit të një Akademie për mësues, përmirësimin e programit arsimor për edukimin e mësuesve, duke futur një sistem të trajnimit të vazhdueshëm./Portalb

 

LEXO MË SHUMË:

Kontrolli mbi mësimdhënësit një farsë që nuk i ndihmon procesit arsimor

Mësimdhënësit ankohen: na bëjnë presion me kontrolle

Inspektorët detyrohen ti dënojnë mësimdhënësit

Inspektorët në teren, mësimdhënësit në ankth

Mësimdhënësit kërkojnë prolongimin e dënimeve nga testimi ekstern

Testimi ekstern sërish lajmërohen dënime ose shpërblime

Testimi ekstern sërish skandaloz!!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button