DSHM: Statuja e car Dushanit simbolizon politikën shoviniste të qeverisë së Skopjes

Reagimeve të shumta rreth vendosjes së përmendores së xhelatit të shqiptarëve Car Dushanit në Shkup i është shtuar edhe Diaspora e Shqiptarëve të Maqedonisë e cila në kumtesën e saj shkruan se e sheh me shqetësim të madh vazhdimin e politikave nacionaliste dhe skandaloze të “Skopje 2014”, ku ditë më parë u vendos edhe statuja e pushtuesit mesjetar serb, Car Dushani.

“Është shqetësues fakti se si këtij qyteti historik dhe i shqiptarëve, i ndryshohet dita ditës karakteri historik i vërtet i tij, duke e përjashtuar elementin dhe praninë historike shqiptare duke qenë pareshtur pjesëmarrëse në mbrojtjen dhe vendosjen e fatit të këtij qyteti të rëndësishëm.

Statuja e “Car Dushanit”, pushtuesit të tokave shqiptare dhe terrorizues i popullsisë autoktone, shpreh dhe simbolizon edhe një herë oreksin e madh të pushtuesve sllavë duke shprehur dhe manifestuar në sy të botës shovinizmin e tyre ndaj shqiptarëve në këtë shtet. Partitë shqiptare, pozita infantile dhe e pafuqishme në pushtet dhe opozita e përgjumur, tregojnë edhe një herë inferioritetin e tyre duke pranuar heshturazi realitetin tragji-komik të këtij denigrimi”,  shkruan diaspora e Shqiptarëve të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button