Reisul Ulema viziton Dhomën e Përfaqësuesve dhe Kongresin Amerikan

Këto ditë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po qëndron një delegacion nga Maqerdonia në përbërjke të së cilës është edhe Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.

Vizita realizohet në vigjile të ngadhnjimit mbi fashizmin në të cilin rol vendimtar pati sidomos populli dhe ushtria amerikane. Me këtë rast, në ditën e çlirimit, më 9 Maj, u organizua një ekspozitë e titulluar “Guximi qytetar në kohë të vështira”, e cila përmes 34 fotografive dhe dokumenteve autentike, pasqyron historitë rreth shpëtimit të hebrenjve në Maqedoni gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kësaj ekspozite i ka paraprirë edhe takimi me shumë intelektualë e akademikë amerikan. Vlenë të theksohet sidomos takimi me pastorin Dr.Mark Dever, teolog dhe shkrimtar i njohur amerikan, i cili me mjaft kujdes e kurreshtje ka përcjellë fjalët e efendi Rexhepi tek ka folur lidhur me rolin e shqiptarëve myslimanë që e kanë pasur gjatë Luftës së Dytë Botërore, në strehimin, fshehjen dhe në shpëtimin e hebrenjëve nga nazistët gjermanë.

Në këtë aspekt, kryetari i BFI-së ka vënë në spikamë sidomos institucionin e besës shqiptare e cila është shprehur si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë dhe Shqipëri gjatë shpëtimit të pjesëtarëve të popullit hebre. Përmes 34 fotografive dhe dokumenteve të ekspozuara në fakt është vënë në spikamë rrafshi human i popullatës sonë në periudhën më të rëndë. Veç kësaj, ky aktivitet arkivor ka shpalosur edhe vlerat e çmueshme të popullit shqiptar, traditën dhe besën shqiptare.

Gjatë këtij qëndrimi në Uashington, kryetari i BFI-së ka vizituar edhe Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve si dhe Kongresin Amerikan, me ç’rast ka realizuar mjaft takime me përfaqësues të jetës politike amerikane. Vlenë të nënvizohet sidomos takimi me përfaqësuesin e kongresistëve republikanë, Robert Aderholt, të cilit i shprehu mirënjohjet e thella për tërë atë përkrahje dhe ndihmë të cilën shqiptarët e gjejnë tek shteti dhe populli mik amrikan. Reisul Ulema e njohtoi z. Aderholt për bashkëpunimin permanent në mes të BFI-së dhe Ambasadës Amerikane në Shkup si dhe bashkëpunimit të ngushtë që ekziston në mes të këtyre dy faktorëve në krijimin e kushteve sa më të mira për një bashkëjetesë në mes të komuniteteve të ndryshme, pavarësisht përkatësisë fetare, kombëtare e racore, në Maqedoni.

Në këto evente kanë marrë pjesë edhe anëtarët e tjerë të delegacionit nga Maqedonia që përbehet nga kryetari i Komunës Çair të Shkupit dhe njëherit nënkryetar i BDI-së, Izet Mexhiti, drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, kryetarja e Komunitetit Hebraik në Maqedoni,  Berta Romano, etj. Delegacioni në fjalë do të qëndrojë edhe në Nju Jork ku, me rastin e hapjes së ekspozitës, pritet të realizojë sërë takimesh me përfaqësues të ndryshëm të jetës amerikane si dhe me bashkëatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet amerikan.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button