Ivanov do ta dekorojë kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov sot do ta dekorojë kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban me dekoratën “8 Shtatori”.

Siç thonë nga kabineti i shefit të shtetit, dekorata Orban-it i ndahet për “përpjekjet e tija të shumta për forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit shumë miqësorë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Hungarisë”, si dhe për afirmimin dhe forcimin e reputacionit të Maqedonisë. Orban sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Viktor Orban është njëri nga politikanët më kontrovers, ndërsa qeverisja e tij cilësohet si autokrate.

Lajme të ngjashme

Back to top button