Shkupi solli Kupën e parë në Çair (FOTO)

Pionierët e rinj të FC Shkupi kanë shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Rabotniçkit, në finalen e Kupës së Maqedonisë në konkurrencën e pionierëve më të rinj. Futbollistët e udhëhequr nga trajneri Jeton Musliu treguan lojë kualitative, në veçanti në pjesën e parë dhe me plotë meritë u gëzuan në trofeun e fituar në kuadër të kupës së Maqedonisë për pionierë të rinj.

Në fillim të ndeshjes të dy ekipet kishin raste të mira për të shënuar gola, ndërsa Shkupi  ishte dominues dhe më konkret. Pikërisht në minutën e 22-të, Shkupi kaloi në avantazh duke ju falënderuar shkathtësive të futbollistit më të mirë të finales, Suhel Muharremi, i cili për të dëshmuar se jo rastësisht është edhe reprezentues i Maqedonisë, shënoi gol edhe në minutën e 30-të, për ti dhënë skuadrës së Shkupit epërsinë 2:0.

Suhel Muharemi
Suhel Muharemi

Pas ndeshjes për “Portalb”, është prononcuar edhe golashënuesi dhe lojtari më i mirë i finales, Suhel Muharemi cili nuk ka fshehur gëzimin e tij për këtë fitore. “Kemi punuar shumë për të arritur deri në këtë ditë, fillimisht faleminderoj Allahun për suksesin dhe mundësinë që më dha unë të shënoj gola, e pastaj meritat i takojnë edhe trajnerit tonë Jeton Musliu, i cili ka punuar me ne me shumë përkushtim dhe na ka dhënë udhëzime për të luajtur me shumë përkushtim në finale. Golat që i kam shënuar ja dedikoj familjes time që më japin përkrahje të pa rezervë dhe ju premtoj që nuk do ti zhgënjej në arritje tjera”, ka thënë i emocionuar talenti Suhel Muharemi.

Në vazhdim të ndeshjes Rabotniçki shënoi vetëm një gol, por duke mos arritur të bëjnë asgjë deri në fund, pasi mbrojtja e Shkupit ishte sy qelë. /Portalb.mk/

Duel Shkupi - Rabotniçki

Finalja e Kupës së Maqedonisë për pionier të rinj

Rabotniçki – Shkupi 1:2 (0:2)

(Suhel Muharremi 22’ dhe 30 për FC Shkupi, Bozhidar Mitrovski ’65 për Rabotniçki).

FC Shkupi: Nuhiu, Jonuzi, Adis Osmanovski, Zaim Curri, Hasib Ibrahimi, Visar Imeri, Aldin Culi, Suhel Muharemi, Agan Zuberi, Fahrudin Çengiq, Burim Aliti, Muhamed Ademi

Rezervë: Erden Sejdiu, Memet Idrizi, Adem Sopa, Fisnik Zejnullai, Bilall Iseni, Shenoll Jashari dhe Agon Sefo

Trajner: Jeton Musliu

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button