Kryetari Musliman i Londrës nuk është diçka e re: ka 1300 vite që myslimanët qeverisin qytetet e mëdha evropiane

Nga: Juan Cole

Shtypi ka deklaruar Sadiq Khanin, si fitues në garën zgjedhore për kryetar të Londrës, është “Muslimani i parë si kryetar i bashkisë së një qyteti të madh evropian.”

Ata do të thonë sigurisht, diçka si “kryetari i parë mysliman i një qyteti vërtetë të madh perëndimor evropian në periudhën moderne (thonë – dy shekuj e fundit ). [Edhe pse Sadiq Khan u zgjodh me votë të lirë  përkundër shumë figurave që unë do t’i tregojë më poshtë, e të cilat janë emëruar në siç na rrëfen historia. Këshilli Londinez i Qarkut u zgjodh për herë të parë në 1889, dhe kryetari i komunës ka qenë direkt i zgjedhur drejtpërdrejt që nga viti 2000; të gjithë udhëheqësit urban janë emëruar në  mënyrë të drejtpërdrejtë deri në kohët e fundit.]

Le ta vëmë në dukje se ideja e Evropës si “e krishtere” ose ndoshta “post-krishtere” është një konstrukt ideor që mund realizohet vetëm duke vënë në përdorim gërshërë shumë të mëdha për faqet e librave të historisë. Antiemigracioni i krishterë në Evropë nuk ka kuptim. Krishterimi ka origjinën e vet në Lindjen e Mesme, njashtu sikurse Islami.

Evropa ishte e pabanuar në masë të madhe gjatë akullnajave maksimale të fundit, afërsisht nga 25.000 vjet para erës sonë deri 13.000 vite p.e.s, ajo ishte me tre milje grumbuj të lartë të akullit që mbulonin shumicën e saj. Që nga rënia e akullit, ajo ka parë disa valë të emigracionit, me njerëz që vijnë nga ajo që tani është Turqia dhe Siria (po) dhe nga Euroazia dhe nga Afrika.

Krishterimi vetëm ka filluar përhapjen në masë të gjerë në Evropë që nga shekulli i katërt [AD], e deri në shekullin e tetë, vetëm katërqind vjet më vonë ajo kishte konkurrencë serioze në Spanjë dhe në Francën jugore nga Islami. Krishterimi u pranua me një ritëm më të ngadaltë se sa që e kuptojnë shumica e njerëzve. Njerëz me xhepa të mëdhenj të mbushur me mbeturina pagane në thelb dhe herezive të qëndrueshme prej qindra e më shumë vjetësh. Pra feja në kohën mesjetare evropiane duhet të shihet si trepalëshe në këta shekuj – mbeturinat pagane, përhapja e krishterimit, dhe përhapja e Islamit.

Islami është një fe e madhe evropiane dhe ka një traditë gati 1300 vjeçare. Si kryetarë të zgjedhur myslimanë përfshijnë Erion Veliajn e Tiranës, Ahmed Abutalibin e Roterdamit, dhe Shpend Ahmetin e Prishtinës.  Por nga ana tjetër, shumica myslimane e Sarajevës pat zgjedhur Ivo Komsiçi-n  një i krishterë në vitin 2013 për kryetar.

Duke shkuar prapa në histori pjesë të Spanjës, një pjesë mjaft e madhe e saj, qe nën sundimin mysliman prej 711 deri 1492. Kështu për shembull, Abd al-Rahman i parë u shpall Emir i Kordobës në vitin 756. Kuptohet, ne jemi duke folur për qytetet e mëdha evropian perëndimore këtu. Në vitin 900 Kordoba ishte qyteti më i populluar në botë.

Perandoria Osmane vendosi shumicën e asaj që tani është Greqia 1458-1832. Këtu është një foto e guvernatorit osmane të Athinës në vitin 1815 (një dekadë e gjysmë para se grekët e fituan pavarësinë).

timthumb.php_ (1)

Unë mendoj se Athina numërohet si një qytet i madh evropian. Kuptohet, ajo ishte nën kontrollin osman për gati 400 vjet.

Osmanët sunduan pjesën më të madhe të Hungarisë prej 1541 deri 1699, dhe Buda (gjysma e qytetit të mëvonshm binjak të Budapestit) ishte kryeqyteti i kësaj krahine të perandorisë. Ndërsa atje, osmanët kishin mbështetur lëvizjen protestante në Hungari. Abdurrahman Abdi Pasha shqiptar psh u bë guvernatori ushtarak i Budas në vitin 1682. Budapesti duhet të llogaritet si një qytet i madh evropian.

Serbia ishte nën sundimin osman 1402-1878 (më vonë në atë periudhë, si një vasale); për shembull, Haxhi Mustaf Aga u emërua guvernator ushtarak i Beogradit në korrik të vitit 1793.

Jo për të përmendur se Kostandinopoja-Stambolli është një nga qytetet më të mëdha të Evropës (14 milion brenda kufijve të qytetit!). Kryetari i komunës është Dr Kadir Topbas. Ai është një mysliman.

Pra krerët musliman të qyteteve të mëdha evropiane kanë qenë të zakonshëm për gati 1300 vjet, dhe madje edhe në fillim të shekullit të 20- në disa qytete të Ballkanit ende kishte guvernatorë mysliman. Fitorja e Sadiq Khanit që është një njeri i madh duhet të jemi të lumtur se një fushatë islamofobike dhe e vrazhdë ndaj tij nga Tories u pengua nga sensi i mirë i londinezëve. Por le të mos i  përkeqësojmë amnezit e pazakonta të Evropës qendrore se si Islami dhe muslimanët kanë qenë në historinë e saj që nga shekulli i tetë (kur romakët bizantin, Perandoria e themeluar nga Herakliu në 610, ishte vetëm një shekull e vjetër). Sadiq Khan ka shumë para-ardhës të shquar në mesin e liderëve muslimanë evropianë urban.

[PS Përgjigja e Komentatorëve se këta liderë urban ishin pushtues dhe jo të zgjedhur është pa kuptim. Shumica e udhëheqësve urban ishin fitimtarë ose të emëruar nga pushtuesit deri para pak kohësh. Britanikët ishin të sunduar nga normanët. Fiset gjermane në Francë Itali dhe Spanjë janë pushtues kolonish të ndryshme. Fiset sllave erdhën në Evropën Lindore nga lindja. Në politikën për muslimanët nuk kishte ndryshme. Ata gjithashtu moren aksione nga subjekte dhe aleatët jomyslimanë.]

Përktheu dhe përshtati: Penaime.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button