Mbititulli e ka prishur raportin

[Recension: Bogovi: skenari më i keq është më reali – PBB-ja do të rritet vetëm 1,6 për qind]

Konferencën për shtyp që e mbajti para do kohësh guvernatori i BPRM-së, Dimitar Bogov, ku i paraqiti prognozat për rritjen e prodhimit të brendshëm bruto e transmetuan të gjitha mediet. Dallimet gjithsesi janë të pranishme te raportuesit, mirëpo kryesisht në potencimin e momenteve të caktuara nga fjalimi i guvernatorit apo në pajisjen e artikullit. Artikulli që i nënshtrohet këtij recensioni ka tentuar ta politizojë deklaratën e Bogovit, më shumë se sa që ajo ia lejon vetëvetes. Që, në njëfarë mënyre, është “faul” i qartë – deklarata e një funksionari të rangut të parë, shfrytëzohet për spinim me qëllim që të arsyetohet politika e keqe ekonomike e qeverisë me faktorë të tjerë, të papërmendur!

FireShot CaptulnhklepngLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Bogovi: skenari më i keq është më reali – PBB-ja do të rritet vetëm 1,6 për qind

Data dhe koha e publikimit: 05.05.2016 18:21

Data e recensionit: 09.05.2016

Recensues: Ljubomir Kostovski

RRITJE E ZVOGËLUAR

Banka Popullore parasheh rritje të përgjithshme të ekonomisë prej 1,6 për qind për këtë vit. Ky është parashikimi më i ulët për rritjen e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) të vendi, ndërsa banka qendrore e arsyeton këtë me krizën e zgjatur politike. Projektimet nga ky skenar janë të bazuara në supozime se jostabiliteti politik do të zgjasë deri në fund të vitit, dhe për këtë arsye popullata do ta humbë besimin, dhe do të shpenzojë më pak, ndërsa investitorët e huaj dhe ata të vendit do t’i zvogëlojnë investimet.

Në fjalimin e tij, siç shihet edhe nga ky citim, guvernatori flet për krizën politike. Askund nuk flet për subjekte, për fajtorët që e kanë shkaktuar atë, për atë se kush realisht mund të krijojë krizë në vend dhe kush është fajtori për gjendjet e këqija.

Marrë në tërrësi si transmetim i një ngjarjeje interesante për publikun, para nesh kemi një raport të detajuar dhe të shkëlqyeshëm për këtë ngjajre, që është tërheqës edhe për publikun profesional edhe për atë të zakonshëm! Edhe titulli është adekuat për ngjarjen për të cilën është raportuar.

Mirëpo, si duket problem shkakton mbititulli i shtuar, i cili thotë:

“Kriza e shkaktuar nga jashtë dhe nga LSDM-ja jep rezultate”

Ai sugjeron se pranimi për rënien e madhe të parashikimeve ekonomike të BPRM-së nuk ka bazë në politikën aktuale dhe te ata që i udhëheqin financat dhe ekonominë, por te ata që bëjnë trazira dhe kriza politike, sikur ato nuk e kanë burimin në përditshmëri.

Këtu me gjasë bëhet fjalë për ndërhyrje redaktuese me çka një produkt i vlefshë gazetaresk jep shije të pakripë edhe atë me siguri jo me fajin e autorit.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button