Frikë në Çeki, alarme për 11 bomba

Një person anonim ka njoftuar përmes telefonit për vendosjen e një bombe në stacionin kryesor hekurudhor të Pragës dhe në 10 vende të tjera në tërë Republikën Çeke.

Zëdhënësja e policisë, Markéta Janovská ka përmendur vendet e tjera konkrete, në të cilat personi anonim ka thënë se ka vendosur bombat. Sipas informatave të dhëna nga bashkia e qytetit dhe policia e Pragës, kërcënimi po ashtu i drejtohet edhe bashkisë së kryeqytetit çek, e po ashtu edhe udhëheqjes komunale të Jiqinit, stacionit dhe bashkisë së Pilsenit, Pardubicës, dhe një shkolle në këtë qytet.

Është dhënë urdhëri se njerëzit e pranishëm në këto lokacione të dyshuara të largohen, ndërsa në kohë të drekës janë anuluar të gjitha udhëtimet me tren.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button