Horoskopi ditor, e mërkurë 16 shkurt 2022

Dashi

Do përkëdheleni gjate gjithë kohës nga yjet ju te dashuruarit dhe marrëdhënia ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme. Do ja shprehni pa dorashka ndjenjat partnerit dhe mund te bëni edhe plane afatgjata për te ardhmen. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Ne planin financiar mire është te mos rrezikoni shume sepse mund te gaboni.

Demi

Sot do i shprehni çdo gjë atij qe keni ne krah dhe kjo ne fakt është diçka vërtet e rralle. Me ne fund do mund te zgjidhni edhe disa probleme te vogla qe keni pasur me pare. Beqaret ka mundësi te mbyllen ne vetvete dhe nuk do pranojnë asnjë lloj ftese qe do ju behet. Për financat do jete një dite mjaft delikate. Shpenzoni çdo moment me kursim qe te keni para edhe për disa dite me vone.

Binjaket

Marrëdhënia me partnerin ka për te qene me e ngrohte nga me pare. Do i mendoni gjerat me kujdes dhe komunikimi do jete një nga pikat me te forta te lidhjes tuaj. Beqaret do kenë nevoje jetike për te ndare momentet e bukura dhe ato te vështirat me dike. Ka gjasa qe sot te jete momenti i duhur. Buxheti me ne fund do ekuilibrohet dhe do bëni edhe ndonjë investim te vogël.

Gaforrja

Sot do bëni deklarata te forta dashurie dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Disa mund te mendojnë edhe për surpriza interesante. Beqaret nuk do ja dalin dot ta bëjnë për vete një person dhe do vazhdojnë te mbeten serish vetëm. Ne planin financiar duhet t’i bëni me kujdes llogarite para se te kryeni investime te tejskajshme.

Luani

Sot do dëshironi te qëndroni çdo moment pranë atij qe dashuroni dhe ka mundësi te shkëputeni tërësisht nga bota e jashtme. Ne fakt çdo sekonde pranë tij do jete si një ëndërr. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentet qe me pak e preson. Buxhetin do bëni mire ta menaxhoni me shume maturi pasi situata mund t’iu dale shpejt jashtë kontrollit.

Virgjeresha

Dite shume e veçante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndani çdo ide me partnerin dhe se bashku do merrni vendimet e duhura. Beqaret do jene shume te turpshëm dhe do humbasin disa mundësi te shkëlqyera. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme, por duhet te jeni disi te guximshëm dhe te kryeni shpenzimet e nevojshme. Me një menaxhim te mire do ja dilni.

Peshorja

Te dashuruarit do kenë një dite shume te qete dhe pa probleme sot. Ata do argëtohen pa fund dhënë çdo moment do i shprehin ndjenjat si t’i kenë ne zemër. Beqaret do preferojnë te kenë njohje te reja, por jo te hedhin hapa me tej. Jupiteri do jete planeti qe do ju mbështesë fort ne planin financiar dhe nuk do keni aspak probleme. Mund te hiqni edhe pak para mënjanë madje.

Akrepi

Dite shume e vështirë do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni te dy kokëfortë dhe nuk do hapni rruge për asnjë moment. Beqaret do jene te arsyeshëm dhe nuk do nxitohen te hedhin hapa. Sot vetëm do njihen me disa persona, dhe me pas do shohin nëse mund te hedhin hapa apo jo. Financat do mbeten gjithë kohës te ekuilibruara dhe nuk do keni problem.

Shigjetari

Nëse nuk doni te lindin keqkuptime ne çift gjate kësaj dite, mire do jete te veproni me takt dhe diplomaci. Partneri nuk do jete ne humorin e duhur. Beqaret do kenë shume komplekse dhe nuk do pranojnë te dalin me çdo person qe do i ftoje. Ka gjasa qe te mos arrijnë ta ndryshojnë statusin. Rripin e shpenzimeve duhet ta shtrëngoni pak sepse përndryshe do keni vështirësi te mëdha.

Bricjapi

Për fat te mire sot do merreni vesh për mrekulli me partnerin tuaj dhe do argëtoheni gjithë kohës me te. Surprizat nuk do mungojnë për asnjë moment. Beqaret do ecin me sy mbyllur ne një drejtim te panjohur dhe ka rrezik te pengohen e te lëndohen. Financat do arrini me ne fund t’i stabilizoni edhe fale mbështetjes qe do iu japin disa miq te ngushte.

Ujori

Dite rutine ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Shpeshherë do mërziteni dhe do bini ne melankoli. Beqaret do tërhiqen tej mase nga dikush dhe do bëjnë te pamundurën për ta joshur. Me gjestet e ëmbla dhe fjalët e ngrohta mund t’ia arrijnë qëllimit. Ne planin financiar ka rrezik qe situata t’iu dale jashtë kontrollit.

Peshqit

Beni diçka ndryshe nga zakonisht sot sepse ne te kundërt rutina do mund te behet pjese e jetës tuaj dhe do keni probleme serioze. Beqaret do lodhen se kërkuari dashurinë e madhe, por nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Do ju duhet ende te presin pak. Financat do kenë tronditje te forta. Kërkoni sa me tepër ndihmën e te afërmve sepse do futeni ne probleme serioze me pas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button