Ja 18 stadiumet më të mëdhenj në botë (FOTO)

Stadiumet, vendi ku skuadrat shkruajnë historinë, ndërsa tifozët shfaqin gjithë pasionin për idhujt e tyre.

Të gjithë do të donit të shikonit skuadrën e zemrës në njërin nga këto stadiume, aty ku atmosfera është elektrizuese e që do ta mbanit mend shumë gjatë.

“Business Insider” ka bërë një renditje të 18 stadiumeve më të mëdha në botë nga të gjitha kontinentet. Dominon Azia me 6 të tillë, e ndjekur nga Europa me 5 stadiume.

Edhe pse pa ndonjë traditë të mëdha, është Koreja e Veriut që ka stadiumin më të madh në botë. “Rungrado May Day” është i pari në këtë listë. Ai është stadiumi kombëtar në Korenë e Veriut. Ka kapacitet prej 150 mijë vendeve, por nuk jemi shumë të sigurt se sa mundësi keni për të shikuar një ndeshje në këtë stadium. Gjithsesi, kjo nuk i heq faktin se është më i madhi në botë. I dyti në këtë listë renditet “Camp Nou” i Barcelonës, ndërsa nuk mungojnë edhe “Wembley” e “Signal Iduna Park” i Dortmund.

Ja 18 stadiumet:

18. San Siro. Kapaciteti stadiumit 81 mijë vende. Stadiumi më i madh i Italisë është “shtëpia” e Milanit dhe Interit. Punimet për ndërtimin e tij nisën më 1925 dhe përfundun vetëm një vit më vonë.

sansiro

17. “Estadio Monumental”, Lima, Peru. Është stadiumi më i madh në Amerikën e Jugut me një kapacitet mbi 80 mijë spektatorë.

peru

16. “Shah Alam” ndodhet në Malajzi dhe është arena ku luan ekipi Selangor FA.

alam

15. “Luzhniki”, Rusi. Ky stadium është ndërtuar në vitin 1956, në kohën e Bashkimit Sovjetik dhe ka një kapacitet prej më shumë se 81 mijë spektatorë. Ky stadium është tërësisht i mbuluar, kjo për shkak të klimës së ashpër.

luzh

14. “Santiago Bernabeu”, Madrid. Shtëpia e Realit të Madridit është ndërtuar në vitin e largët 1944 dhe mban emrin e ish-presidentit të “Blancos”. Ka një kapacitet mbi 81 mijë spektatorë.

sbb

13. “Stade de France”, Paris. Ky stadium gjigand është përuruar në vitin 1998 para Kampionatit Botëror të atij viti të zhvilluar në Francë dhe të fituar pikërisht nga kombëtarja e vendit organizator. Kapaciteti 81, 338 spektatorë.

stde

12. “Signal Iduna Park”, i njohur më parë si “Westfalenstadion”, është stadiumi ku luan Dortmund. Ai është ndërtuar më 1974 dhe ka një kapacitet prej 81,359 spektatorësh.

sip

11. “AZN Stadium”, Australi, u hap për Olimiadën e vitit 2000, duke u bërë stadiumi më i madh olimpik në botë, atëherë me një kapacitet prej 110 mijë spektatorë. Por në vitin 2003, ai u rinovua dhe kapaciteti u zvogëlua në 83,500 tifozë.

azn

10. “Borg El Arab” është stadiumi ku luan kombëtarja e Egjiptit dhe ka një kapacitet prej 86 mijë spektatorë.

borg

9. “Bukit Jalil” është shtëpia e skuadrës përfaqësuese të Malajzisë. Nuk hyn në stadiumet më moderne të futbollit, por gjithsesi njëri nga më të mëdhenjtë që të ofron emocione të papërshkrueshme. Kapaciteti 88 mijë.

bukit

8. “Gelora Bung Karno”, Xhakarta. Stadiumi me një kapacitet prej 88 mijë spektatorë u hap në vitin 1962 dhe atëherë u financua pjesërisht nga Bashkimi Sovjetik.

gelora

7. “Wembley”, shtëpia e Kombëtares angleze, një tempull unik i futbollit. Në këtë stadium me kapacitet 90 mijë spektatorë Kombëtarja e “tre luanëve” luan ndeshjet si vendas.

wem

6. “Rose Bowl”, SHBA. Në këtë stadium, Italia e Baggios e Baresit humbi në finalen e Botërorit të 1994 me penallti ndaj Brazilit. Kapaciteti, mbi 92 mijë spektatorë.

rose

5. “FNB Stadium” në Johanesburg të Afrikës së Jugut. Ky stadium ka një kapacitet prej 96 mijë spektatorësh. Tifozët e futbollit e kujtojnë atë për mijëra vuvuzelat gjatë Kupës së Botës në vitin 2010.

fnb]

4. “Azadi”. 95 mijë tifozë mund të ndjekin ndeshje në stadiumin e Teheranit. Ky stadium është shtëpia legjendare e Kombëtares iraniane dhe e skuadrës Esteghlal.

azadi

3. Stadiumi “Azteca”. Një tjetër stadium ku do të dëshironit ta shikonit një ndeshje. Një stadium mitik, ku Kombëtarja meksikane dhe skuadra e Club Amerika luajnë sfidat e tyre. Kapaciteti 95 mijë spektatorë.

azteca

2. “Camp Nou”, një tjetër stadium gjigand në Europë. Ai është njëra nga stadiumet më të veçanta në botë. Ashtu sikurse është vetë skuadra e Barcelonës, edhe ky stadium është “më shumë se një stadium”. Kapaciteti 100 mijë.

nou

1. “Rungrado May Day” është i pari në listën dhe është stadiumi kombëtar në Penian në Korenë e Veriut. Ka kapacitet prej 150 mijë vendeve.

may

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button