Ronaldo: Platini provokoi, do ti përgjigjem në fushë

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i ka quajtur provokime deklaratat e presidentit të UEFA-s, Michel Platini, derisa nuk ka zbuluar se ku do të jetë kur do të mbahet ceremonia e “Topit të Artë”.

Numri një i UEFA-s në një intervistë për mediat spanjolle ka thënë se votimi për ‘Topin e Artë’ është zgjatur për shkak të Ronaldos, derisa ka shprehur admirimin e tij për bashkëkombësin, Franck Ribery.

“Si e kam përjetuar atë deklaratë të Platinit? Si një tjetër provokim të zyrtarëve të lartë të futbollit. Por, kjo është punë e tij, unë do t’i kundërpërgjigjem në fushën e lojës”, ka theksuar Ronaldo.

Në pyetjen se ku do të jetë më 13 janar kur do të ndahet çmimi ‘Topi i Artë’, portugezi është shprehur:

“Nuk e di, ndoshta në Madrid apo në Cyrih, apo edhe këtu në shtëpi tek familja ime”, ka shtuar Ronaldo, i cili ndodhet në vendlindjen e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button