Rastit “Kumanova” i shtohen edhe 8 të akuzuar

Gjykata Themelore Shkupi ka vendosur që lënda për mbështetësit e grupit të Kumanovës të bashkohet me lëndën tjetër për të cilën 29 persona tashmë akuzohen për veprën terrorizëm, raporton Alsat-M.

Për veprën e mbështetjes logjistike akuzohen tetë persona. Avokatët vlerësojnë se Gjykata nuk ka prova se këta presona kanë kryer veprën penale terrorizëm.

Artene Ademi thotë se në bazë të një gjykimi të drejtë, pala mbrojtëse do të dëshmojë se 8 personat e akuzuar deri tani për logjistikë, janë të pafajshëm. “Mendoj se nuk ekziston lidhja kauzale ne mes këtyre dy grupeve , dhe ne si mbrojtje me provat dhe dëshmitë që posedojmë duke shpresuar në një gjykim të drejtë dhe të pa anshëm do të dëshmojmë pafajësinë grupit të dytë. Ndërsa në grupin e parë luftojmë në kualifikimin e veprave penale, nuk kemi të bëjmë me terrorizëm dhe organizatë terroriste”, deklaroi avokatja, Artene Ademi.

Tani në bankën e të akuzuarve për veprën terrorizëm do të jenë 37 persona. Seanca e ardhshme për grupin e Kumanovës mbahet nesër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button