Dëme te pemët, nga temperaturat e ulëta pranverore

Pjeshkët dhe kajsitë janë prekur më shumë nga temperaturat e ulëta të pranverës që e përfshinë rajonin e Tikveshit gjatë fundit të prillit, por dëme ka edhe te lastarët e rinj të vreshtave, lajmëron MIA.

Sipas njohurive të para nga terreni, dëmet janë evidentuar në sipërfaqe më të vogla, në rajone lokale si fshatrat Palikura, Sopot, Farish dhe Mokrishte të cilat janë përfshirë nga rrymat e të ftohtit.

Në lidhje me thirrjen e komunës së Kavadarit deri te fermerët të cilët duhet të paraqesin nëse pësojnë dëm, kryetari Aleksandar Panov deklaroi se në disa fshatra dëmet janë maksimale. Në pajtim me dëmet, theksoi, duhet të pritet edhe dëmshpërblim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button