Sofia Vergara, aktorja më e paguar sipas “Forbes”

Sofia Vergara është emëruar aktorja më e paguar nga revista e famshme “Forbes”, për të dytin vit radhazi.

Aktorja 41-vjeçare seksi ka fituar plot 30 milionë dollarë nga qershori i vitit 2012 deri në 2013.

Sipas mediave të huaja Sofia ka fituar rreth 175 mijë dollarë për episod në sitkomin Modern Family.

Megjithatë një pjesë e madhe e fitimeve ka qenë nga mbështetja e markave të mëdha si Pepsi Diet, Cover Girl, si dhe ilaçet Synthroid.

Vergara ka gjithashtu një marrëveshje me linjën e veshjeve KMart.

Vergara ka një diferencë prej 6 milionë dollarë në të ardhura krahasuar me aktorin Ashton Kutcher, i cili renditet i dyti me 24 milionë të ardhura në vit, falë rolit të tij në filmin “Two And A Half Men”.

Aktori Jon Cryer, i cili debuton në të njëjtin film me Kutcher renditet në vend të tretë me 21 milion dollarë fitime.

Ray Romano është renditur i katërti me 16 milionë dollarë.

Ndërsa 63-vjeçari Mark Harmon renditet i pesti me 15 milionë dollarë në vit.

Për më tepër ndiqni listën më poshtë:

1. Sofia Vergara në filmin Modern Family 30 milionë dollarë
2. Ashton Kutcher, roli i tij në filmin Two And A Half Men, $24m
3. Jon Cryer, në filmin Two And A Half Men, $21m
4. Ray Romano, në filmin Parenthood, $16m
5. Mark Harmon, NCIS, $15m
6. Neil Patrick Harris, në filmin How I Met Your Mother, $15m
7. Patrick Dempsey, në filmin Grey’s Anatomy, $13m
8. Tim Allen, në filmin Last Man Standing, $11m
9. Kaley Cuoco, në filmin The Big Bang Theory, $11m
10. Mariska Hargitay, në filmin Law & Order: Special Victim’s Unit, $11m
11. Angus T Jones, Two And A Half Men, $11m
12. Tina Fey, 30 Rock, $10m
13. Michael C Hall, Dexter, $10m
14. Melissa McCarthy, Mike & Molly, $10m
15. Ellen Pompeo, Grey’s Anatomy, $10m
16. Charlie Sheen, Anger Management, $10m
17. Johnny Galecki, The Big Bang Theory, $9m
18. Jim Parsons, The Big Bang Theory, $9m
19. Cobie Smulders, How I Met Your Mother, $9m
20. Alec Baldwin, 30 Rock, $8m

Lajme të ngjashme

Back to top button