Orav: Kriza politike po zgjatë shumë

Kjo krizë politike po zgjatë tepër shumë, nuk ka kohë për të humbur. Mbeten shumë punë, që të përfundohen, nevojiten vendime të vështira dhe serioze , të cilat duhet të miratohen në një kohë më të afërt nga ato që janë përgjegjëse për situatën, deklaroi euroambasadori Aivo Orav në takimin e sotëm tradicional me ambasadorët e vendeve­anëtare të BE­së dhe zëvendëskrymeinistrat aktual dhe të mëparshëm për çështje evropiane, organizuar nga Sekretariati për çështje evropiane me rastin e Ditës së Evropës.

“Vendi juaj është rast special. BE­-ja tashmë ka rekomanduar gjashtë herë e gjysmë që t’i filloni bisedimet për anëtarësim, por për fat të keq nuk kemi mundësi që ta bëjmë këtë. Tani duhet shumë seriozisht të mendojmë çka të bëjmë me këtë gjysmë rekomandimi dhe si të qasemi. Për fat të keq mbetet shumë punë që të bëhet. Kjo krizë politike zgjatë shumë”, tha në fjalimin e tij Orav.

Ai vlerlësoi se Marrëveshja e Përzhinës vitin e kaluar ka qenë shpresë për qytetarët e këtij vendi dhe për bashkësinë ndërkombëtare. Për fat të keq, shtoi fjalët që e përshkruajnë më së mirë vitin e kaluar janë obstruksione, anulime dhe moskrahasime, e kjo është vetëm mbi bregun e ngrirë.

Zëvendëskryeministri Arbër Ademi deklaroi se është fakt që Maqedonia më së gjati e implementon BE-­axhendën ngatë gjitha vemdet në rajoni dhe se nuk mund të fshihet se vedi është në krizën më komplekse, që është e paqëndrueshme.

Ambasdadori amerikan Xhes Bejli, shkurt theksoi se mbeten në komunikim me partitë politike. Në BE­mëngjesin tradicional, në të cilin është biseduar për atë se ku është vendi për momentin dhe për progresin e tij, ishin të pranishëm edhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki, ish­zëvendëskryeministrat për eurointegrimet Fatmir Besimi, Teuta Arifi, Radmilla Shekerinska, Arbër Ademi, si dhe përfaqësues të KB­-lë, të NATO-­s dhe të OSBE-­së në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button