Në UT u shënua 9 Maji – Dita e Europës

Me rastin e 9 Majit, Ditës së Europës, Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me Sekretariatin për Çështje Evropiane organizoi ciklin garues të debateve “Yjet e BE-së”, në suaza të projektit “Të rinjtë për BE”.

Qëllimi i këtij  projektit është të rrisë interesimin dhe diturinë e të rinjve për çështjet dhe temat lidhur me Bashkimin Evropian, si dhe të promovojë diskutimin dhe debatin si mënyrë demokratike për kapërcimin e dallimeve në të menduar. Ky cikël debatesh është organizuar edhe në universitete tjera, kurse sot u realizua me studentët e Universitetit të Tetovës, ku ata diskutuan për barazinë gjinore. Me këtë rast, studentët: Gent Beqiri, Blinera Rexhepi, Elmira Islami, Berat Aliu, Valbona Rakipi dhe Arbëreta Shabani, në prezencë të zëvendëskryeministrit për Çështje Evropian, Arbër Ademi, prorektorit për Arsim i UT-së, Reshat Qahili, zëvendësministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti, si dhe profesorëve dhe studentëve të UT-së, shprehën qëndrimet e tyre mbi barazinë gjinore në vendin tonë.

Dekani i Fakultetit Juridik, Ferat Polisi deklaroi se integrimi evropian është një proces i cili duhet merituar dhe duhet parë si shpëtimin tonë, nga se nuk mund të ketë Evropë pa shoqëri europiane dhe pa qytetarë europianë.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Arbër Ademi vlerësoi se mënyra më e mirë për studentët që të mund t’i shprehin qëndrimet e tyre për çështje të ndryshme, të cilat i tangojnë jetës së tyre, padyshim se janë debatet publike.

Në këtë debat, po ashtu u tha se në Maqedoni ende nuk ka barazi gjinore dhe se duhet punuar më shumë në këtë drejtim, me qëllim që t’i kushtohet më shumë rëndësi avancimit të gjinisë femërore dhe se vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet barazia e plotë gjinore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button