Ja versioni i vëllait të Beg Rizajt për rastin “Lagjja e Trimave”- Kumanovë (VIDEO)

Në një intervistë ekskluzive për Teleskopi.net, flet vëllai i Beg Rizajt, i vrarë një vit më parë së bashku më 9 bashkëluftëtarë në luftimet e zhvilluara për 17 orë në Kumanovë.

Ramiz Riza sqaron se Begu nuk është vrarë pasi është dorëzuar, ashtu siç është shkruar në media, sepse ai thotë që e ka parë trupin e Begut dhe në trupin e tij nuk ka pasë asnjë shenjë që dëshmon se ai është zënë i gjallë dhe se në trupin e tij nuk ka parë asnjë shenjë maltretimi përveç se është i vrarë.

Po ashtu Riza nuk ka dyshim nëse Begu është tradhtuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, për të cilin thotë se familja e tij ka respekt të madh, pasi ka qenë shumë i dashur dhe i afërt me Begun dhe kanë qenë shokë shumë të mirë.

Riza nuk ka dyshim as të shokët e tij, se ndonjëri nga ta ka mundur ta tradhtojë Begun dhe të tjerët, për t’u pasuruar vet. Ai thotë se ata kanë shkuar si vëllezër dhe kanë vdekur si vëllezër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button