Shtatëvjeçari që rriti flokët për t’ua dhuruar të sëmurëve me kancer, diagnostikohet vetë me kancer

Një djalë 7-vjeçar që kaloi dy vite për të rritur flokët në mënyrë që tua dhuronte ato pacientëve të sëmurë me kancer, është diagnostikuar nga një formë e rëndë e sëmundjes së tmerrshme.

Vinny Desautels, nga Roseville, Kaliforni, ishte shumë i lumtur që kishte arritur t’i rriste në një gjatësi të konsiderueshme flokët e tij biondë në mënyrë që të ndihmonte dikë që po luftonte me kancerin, edhe pse për këtë shpesh tallej nga fëmijët e tjerë.

Por për ironi të fatit, pak kohë pasi mundi të çonte deri në fund misionin e tij human, Vinny dhe familja e tij mësuan se vogëlushi ishte prekur nga një formë kanceri në gradë të përparuar.

Mjekët janë ende duke u përpjekur për të përcaktuar llojin e kancerit që ka prekur 7-vjeçarin, pasi zbuluan transformim të trupin të tij, syrit dhe faqes së djathtë.

Vinny u kthye nga shkolla me dhimbje në gju dhe më pas prindërit e tij zbuluan një gjendur në ijën e tij. Ata e çuan menjëherë në spital ku mjekët identifikuan një rritje të pazakontë në kockat e tij të legenit.

Më pas ai u vizitua edhe nga syri, të cilin e kishte të ënjtur. Fillimisht prindërit kishin menduar se enjtja e syrit kishte ardhur nga ndonjë alergji, por mjekët zbuluan se edhe ajo kishte lidhje me kancerin që kishte prekur vogëlushin.

f1_1462827619-6258262

 

f2_1462827621-9105147

f3_1462827625-5762036

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button