Falja e presidentit ka frenuar bisedimet politike në Maqedoni

Nuk ka asnjë përparim as pas bisedave të brendshme të përfaqësuesve të ambasadave të SHBA-së dhe BE-së me ekipet e katërshes së liderëve, për dalje nga kriza aktuale, shfuqizimi i amnistisë së presidentit Ivanov dhe mundësitë për thirrje të seancës, janë dy çështjet kryesore për të cilat, sipas pjesëmarrësve në bisedime, me siguri, shumë vështirë do të gjindet zgjidhje deri në fund të javës, shkruan DW në gjuhën maqedonase.

Pako me zgjidhje

Tërheqja e vendimit të të fjales nga Ivanov dhe anulimi i zgjedhjeve janë parakushte që do të mundësojnë kthimin e dialogut dhe aplikimin e Marrëveshjes së Përzhinos. Por, pa marr parasysh a do të bëjnë marrëveshje partitë ose do ta presin përfaqësuesin special gjerman, Johanes Handëll. Nga i cili pritet të bëjë një “mini-pako” që do të jepte alternative për eliminimin e obstruksioneve ndaj marrëveshjes. Njëra nga propozimet ka qenë  Gjykata Kushtetuese të sqarohet për iniciativën që do ta kontestoj punën e Prokurorisë Speciale Publike, dhe të merren aktivitete, me një qëllim- PSP pa pengesa t’i kryejë obligimet për të cilat është formuar.

Në pako do të dakordohet edhe ajo se a do të duhet të lidhet data e re e zgjedhjeve me plotësimin e kushteve apo me datë të re, transmeton Portalb.

Sot do të mbahet seanca e KSHZ-së, e cila dje u anulua. Në rend ditë do të jetë Raporti për të dhënat e përpunuara të zgjedhësve shtetas të Republikës së Maqedonisë me punë të përkohshme ose banim jashtë vendit, si dhe Raporti për shqyrtim publik të Listës së zgjedhësve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare për deputetë në Kuvendin e Maqedonisë, përfshirë 08/05/2016.

Mbrëmë në mesnatë ka kaluar afati për paraqitjen e votuesve nga diaspora. Sipas numrave deri mbrëmë, nuk janë paraqitur numër i mjaftueshëm i zgjedhësve./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button