Gjermani, klith “Allahu akbar” dhe sulmon me thikë 4 persona

Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga sulmi me thikë i një personi në Mynih të Gjermanisë, me policinë që po heton për një agresion të mundshëm me sfond islamik, transmeton Top Channel.

Autori sulmoi kalimtarë të rastësishëm pak përpara 05:00, me orën lokale në stacionin Grafing, në lindje të qytetit. Një nga personat e plagosur është në gjendje kritike për jetën.

Agresori është ndaluar nga policia. Disa dëshmitarë tregojnë se ai bërtiti “Allahu akbar” para se të kryente sulmet, motivet e të cilit mbeten gjithësesi për t’u sqaruar.

Radioja publike bavareze raporton se prokuroria e Mynihut ka vendosur heshtje mediatike, ndaj dhe informacionet e deritanishme kanë qenë kontradiktore.

Kryetarja e Bashkisë së Grafingut, Angelika Obermayr tha për një gazetë lokale se i dyshuari i arrestuar është një shtetas gjerman.

“Ideja që njerëzit të hipin në tren një mëngjes të bukur apo të lexojnë gazetën përreth dhe papritur të sulmohen nga një manjak është e tmerrshme”, komentoi ajo.

Një nga platformat e stacionit Grafing ndërkohë është izoluar nga policia dhe udhëtarët janë prekur nga vonesat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button