Cërvena Zvezda ndryshon datën për miqësoren në Kosovë

Cërvena Zvezda, klubi me të cilin identifikohet futbolli serb, ka ndërruar datën për miqësoren që do ta zhvillojë në Kosovë.

Klubi javë më parë kishte konfirmuar se do të zhvillojë një miqësorë në Graçanicë më 18 maj, kurse tani konfirmon se atë do ta zhvillojë një ditë më vonë, transmeton Koha.net.

Nuk është bërë e ditur arsyeja për shtyrjen e kësaj miqësoreje në Republikën e Kosovës, e cila që nga 3 maji është anëtare me të drejta të plota e UEFA-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button