Raporti i GNK-së nën dioptrinë e pushtetit

[Recension: ICG: MAQEDONINË E PRET LUFTË E TMERRSHME, GJENDJA PËRKEQËSOHET, E POASHTU PLANIFIKOHET EDHE…]

Kemi një informatë të pavërtetë, manipulim, tekst tabloidesh, hiperbolizim… Artikull klasik spinues i shkruar në stil kaotik.

Linku deri te artikulli origjinal111: ICG: MAQEDONINË E PRET LUFTË E TMERRSHME, GJENDJA PËRKEQËSOHET, E POASHTU PLANIFIKOHET EDHE…

Data dhe koha e publikimit: 03.05.2016 20:08

Data e recensionit: 08.05.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

SPIN, MANIPULIM, E PAVËRTETË

Është e vërtetë se Grupi ndërkombëtar i krizës e pozicionoi Maqedoninë në mesin e vendeve me gjendje të përkeqësuar. Është e vërtetë se vendi gjendet në shoqëri me vendet sikurse Afganistani, Siria, Iraku, Gambia… Dhe këtu diku përfundon vërtetësia e artikullit dhe më pas fillojnë të radhiten manipulimet e llojit:

“ICG: Maqedoninë e pret luftë e tmerrshme, gjendja përkeqësohet, e poashtu planifikohet edhe…”

“Shkaku kryesor për vendosjen e Maqedonisë në këtë listë famëkeqe është kriza politike e cila kulminoi me paralajmërimin për bojkot të zgjedhjeve nga ana e opozitës dhe amnestinë nga ana e kryetarit Ivanov, ndërsa është rezultat i krizës së krijuar artificialisht nga ana e LSDM-së dhe sorosoidëve, të sponsoruar nga fondet e huaj.”

E pavërtetë, e pavërtetë, e pavërtetë…

Për shkak të korrektësisë do t’i transmetojmë në tërësi konstatimet e GNK-së për Maqedoninë që janë shënuar në raportin më të ri (crisis watch):

“Kriza politike u përkeqësua, që shkaktoi kritika të përhapura gjerësisht në vend dhe jashtë vendit dhe protesta pasi socialdemokratët opozitarë më 6 prill pulikuan se do t’i bojkotojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 5 qershor për shkak të dështimit për t’i zbatuar reformat mediatike dhe për ta pastruar listën zgjedhore; dhe pasi kryetari Ivanov më 12 prill i amnestoi të gjithë politikanët që përballen me hetime penale, me çka u minua puna e Prokurorisë speciale që ka për detyrë t’i hetojë pretendimet për përgjime të paligjshme. Më 13 prill demonstrantët e demoluan zyrën e kryetarit. Kryetari i parlamentit më 14 prill e konfirmoi datën e zgjedhjeve – 5 qershor, me çka i ndezi protestat që u mbajtën edhe jashtë kryeqytetit. BE-ja e anuloi takimin për krizën të planifikuar për më 22 prill, pasi opozita e kushtëzoi pjesëmarrjen e saj me shtyrjen e zgjedhjeve dhe me tërheqjen e amnestisë së miratuar nga ana e kryetarit. Prokurorja speciale Katica Janeva më 14 prill tha se ekipi i saj do të vazhdojë me punë, duke filluar një hetim të ri. Një dëshmitar i PSP-së u gjet i vdekur në shtëpinë e tij  më 27 prill. Në raportin e saj vjetor, organizata joqeveritare amerikane “Freedom house” i përshkroi mediat e Maqedonisë si jo të lira.”

Domethënë, grupi i krizës askund nuk përmend luftë, e aq më pak luftë të tmerrshme, nuk thotë se “krizën e kanë krijuar artificialisht LDM-ja dhe sorosoidët”. Më saktë, analistët e GNK-së japin një pasqyrë dhe një përmbledhje të ngjarjeve që kanë çuar në ashpërsimin e situatës, dhe për këtë arsye ata e kanë vendosur Maqedoninë në kategorinë e vendeve me gjendje të përkeqësuar.

Ajo që dikujt i ka ardhë “mirë” që mendimet dhe qëndrimet e veta t’i fusë në gojën e grupit të krizës dhe këtë ta paraqesë si lam real dhe legjitim është çështje tjetër.

Prandaj, është e qartë se qëllimi kryesor i artikulli është spini. Prandaj, do të themi se dikush ka ashur që konstatimet e GNK-së t’i zbukurojë në mënyrë plotësuese, me gjasë, në bazë të udhëzimeve që u ngjajnë direktivave partiake.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button