Objekti i ri i Sallës Universale në formë të vezës (FOTO)

Ministrja e Kulturës Elizabeta Kamçevska Milevska prezantoi zgjidhjen ideore për sallën e re të koncerteve që do të ndërtohet në vendin e Sallës Universale në Shkup.

Salla do të jetë në formë të vezës, do të ketë sallë të madhe me kapacitet prej 2.500 dhe 3.000 ulëseve, sallë të vogël me 300 ulëse dhe hapësirë për administratën.

Zgjidhja ideore është e arkitektit Stojan Pavllecski dhe Ivan Simeonov nga “Stoun Dizajn”. 
Me këtë sipas Kamçevska Milevska Maqedonia do të ketë një objekt modern me kushte bashkëkohore për organizimin e manifestimeve dhe ngjarjeve të çdo lloji.

Arkitekti zbuloi se forma e vezës simbolizon lindjen sepse në sallën Universale mbahen shumë festivale për fëmijë ku lindin shumë yje të muzikës.

Lajme të ngjashme

Back to top button