Noizy harron Getoarin, tani ai sulmon Majk-un

Performancën e Majk-ut krahas Maitre Gims e prisnin të gjithë, sidomos vetë këngëtari i cili e ka idhull atë. “Është kënaqësi që u takova me ty. Respekte!”- ka shkruar ai në foton ku ka dalë bashkë me këngëtarin me famë botërore. Pavarësisht të gjithë klimës pozitive që u krijua mes dy këngëtarëve, nuk kanë munguar edhe komentet negative, të cilat kanë ngjallur edhe reagimin e ndjekësve.

Olti Curri ka shpërndarë në profilin e tij të Instagramit videon ku këngëtari ka performua hit-in e tij “Dashni”, por komenti ka qenë tepër ironizues. “Majk këndon live. Maitre Gims ju drejtua organizatorëve: sillni një dush, ndoshta këndon pak më mirë”- ka shkruar Olti.

Majk kendon live. Maître Gims ju drejtua organizatoreve : sillini nje dush, ndoshta kendon pak me mire…

A video posted by Olti Curri (@olticurri) on

Dhe komentuesi i parë i cili ka aprovuar statusin e tij ka qenë reperi i njohur, Noizy. Ai ka komentuar me disa emoji të cilat simbolizojnë të qeshurat me lot, duke lënë të nënkuptohet se “rivali” i tij në muzikë, Majk-u nuk ka zë për të kënduar live.

Të shumta kanë qenë edhe komentet e ndjekësve. Ka pasur nga ata, të cilët kanë mbështetur Majk-un duke kundërshtuar reagimin e Noizy-it, por edhe nga ata që kanë aprovuarkomentin e Olti Currit mbi performancën live të këngëtarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button