Vajza e cilit aktor mendoni se është kjo?

Të gjithë e njohim aktorin e filmave, Van Damme që me lëvizjet e arteve marciale na bëri të donim më shumë filmat e aksionit. Kush nuk i ka parë filmat ku ai mundte çdo njeri që i dilte përpara?

Edhe pse tashmë nuk xhirohen më filma si ata, aktori ka lënë pas një pjesë që përfaqëson vazhdimësinë e tij. Ajo madje është një trashëgimtare shumë e zonja, e cila ka befasuar me talentin dhe dëshirën e saj për të vazhduar rrugën e të atit.

Ajo është Bianca, vajza 25-vjeçare e aktorit të njohur Jean-Claude Van Damme. Me sytë e saj të mëdhenj që pasqyrojnë vendosmëri dhe buzët me ngjyrën rozë të theksuar, ajo duket si një bukuroshe e pafajshme… deri sa bën një hap përpara dhe duke ngritur këmbën tjetër bën një goditje të fortë, afër përsosmërisë.

“Unë dua t’iu tregoj vajzave të reja që mund të kenë njëkohësisht një trup të palestruar mirë edhe të jenë femërore. Mund të kryqëzojnë këmbët poshtë tavolinës në mënyrë elegante por edhe të zhdepin  në dru dikë, po ashtu në mënyrë femërore”- thotë Bianca.

Ajo përveç talentit në artet marciale ka trashëguar nga i ati edhe aftësitë e aktrimit, pasi që prej vitit 2008 është bërë pjesë e disa filmave. Fundja, dardha nën dardhë do të bjerë…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button