Erdogan: Qëndrimi i BE-së kundër terrorizmit duhet të jetë më i vendosur

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në një mesazh të publikuar me rastin e “9 Majit, Ditës së Europës”, ka pohuar se BE-ja duhet të paraqesë një qëndrim më të vendosur në çështjen e luftës kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan ka pohuar se “Dita e Europës” përbën një rast kuptimplotë nga pikëpamja për shqyrtimin e planeve të situatës aktuale dhe të ardhmes së Europës. Ai ka theksuar më tej se BE-ja me vlerat themelore si demokracinë, të drejtat e njeriut, mbizotërimin e ligjit vendos në mbrojtje ekonominë dhe zhvillimin social, është në burim frymëzimi për shumë vende në botë.

Më tej në mesazhin e tij Erdoğan shprehet se: “Kushtet e shek. 21-të, problemet e përjetuara në rajonin tonë dhe më tej e bën më të domosdoshme që BE-ja në kuadër të një vizioni më të gjerë dhe gjithëpërfshirës të ndjekë një politikë të jashtme me një linjë më të qëndrueshme dhe të fuqishme. Është e një rëndësie të madhe që të tregojë një qëndrim të vendosur dhe parimorë përballë krizës së madhe të migrimit e cila buron nga rajonet e Sirisë, Irakut dhe rajonet e tjera të konflikteve”.

Duke tërhequr vëmendjen se Turqia që nga dita e parë në emër të komunitetit ndërkombëtar ka marrë përsipër përgjegjësi dhe se ka përmbushur detyrimet e saj humanitare, Erdoğan ka theksuar se edhe në Europë çdo ditë po forcohet e njëjta qasje solidarizimi.

Erdoğan ka pohuar më tej se Turqia do të vazhdojë punimet e saj në bashkëpunim me BE-në për gjetjen e zgjidhjeve ndaj problemeve aktuale dhe për mos ripësëritjen e dhimbjeve të përjetuara.

“Urimet tona janë që Europa të mos jetë një rajon e politikave strikte të emigracionit dhe një rajon i rritjes së diskriminimit kundër refugjatëve, intolerancës dhe islamofobisë. Ne besojmë se anëtarësimi në BE që është një objektiv i Turqisë, krahas luftës së suksesshme kundër sprovave në fjalë për rajonin do të jetë burim i stabilitetit dhe frymëzimit. Si Turqi mendojmë se BE-ja duhet të paraqesë një qëndrim më të vendosur në çështjen e luftës kundër terrorizmit. Shpresoj që marrëveshja për hyrjen në fuqi e liberalizmit të vizave, të heqë sadopak mërzinë e krijuar nga pritjet e më shumë se 50 viteve të Turqisë në dyert e BE-së, të jetë një hap pozitiv për mbajtjen e premtimeve dhe përshpejtimit të procesit të anëtarësimit”, u shpreh Erdoğan.

Erdoğan ka uruar që kjo ditë të shërbejë për paqe, qetësi dhe stabilitet në të gjithë kontinentet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button