fbpx

Prej spinit drejt gjuhës së urrejtjes

Spini në lidhje me protestat qytetare përbëhet nga tre shtresa: “disa krijojnë – të tjerët shkatërrojnë”, “qytetarë që janë për mbajtjen e zgjedhjeve dhe ata që janë kundër zgjedhjeve” dhe “sulm ndaj Maqedonisë dhe identitetit maqedonas.”

Shkruan: Prof. dr. Мirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut

Spini, sipas definicionit është këndvështrim i veçantë ndaj gjërave, perceptim ose interpretim, që përsëritet në një periudhë të caktuar kohore për të ndikuar mbi mendimin publik. Spini është pjesë e propagandës dhe paraqet vegël të preferuar të politikanëve (politikantëve) dhe medieve që mbështesin politika të caktuara që bazohen në spinim, përzemërsisht e pranojnë dhe e shfrytëzojnë atë.

Tashmë theksuam se jo çdo spin duhet të despinohet.

“Në fakt, ka spinime të parëndësishme që nuk kanë ndikim thelbësor mbi mendimin publik. Мirëpo, ka spine që paraqesin pjesë të një fushate më të gjerë dhe të cilat krijojnë një qëndrim shumë të gabuarte një grup i madh njerëzish. Këto spine duhet të despinohen nga ana e medieve, të cilat do ta identifikojnë spinin.“

Me rëndësi të veçantë është të despinohet spini i ndërlikuar (shumështresor), i cili përfshin disa parametra me një emërues të përbashkët, i cili nxit dhunë, gjegjësisht i cili plasohet me paramendim në situatë të konfliktit akut. Spinet e këtilla kalojnë në gjuhë të urrjejes ose e tejkalojnë vijën e kuqe të nxitjes së vetëdijshme për të bërë vepër penale.

Një spin i tillë është plasur nga një pjesë e medieve në lidhje me protestat e qytetarëve të cilat zhvillohen me emrin “Protestoj”, gjegjësisht e emrin “Revolucioni laraman”.

Spini përbëhet nga tre shtresa themelore: disa krijojnë – të tjerët shkatërrojnë

qytetarë që janë për mbajtjen e zgjedhjeve dhe ata që janë kundër zgjedhjeve

dhe ata që demonstrojnë kundër pushtetit duan tа zhdukin Maqedoninë dhe ta shkatërrojnë identitetin maqedonas

Të gjitha tre shtresat bazohen në konstruksionin logjik sofist, që nënkupton se së paku njëra nga premisat është e rrejshme. Tashmë nuk bëhet fjalë për një perceptim (që është theksuar dhe është përsëritur), por për gënjeshtër të përgatirur me qëllim.

Përsëritja e vazhdueshme e floskulës se disa ndërtojnë, e të tjerët shkatërrojnë, në fakt, ka për qëllim zhvendosjen e vëmendjes së publikut nga fakti se me paratë e qytetarëve ndërtohe objekte për të cilat qytetarët fare nuk janë pyetur (nuk kanë thënë se kanë nevojë për to, se i duan ato), gjegjësisht zhvendosjen e vëmendjes së publikut nga fakti se protestuesit i shënojnë pikërisht këto objekte dhe se kërkojnë përgjegjësi për paratë e shpenzuara në mënyrë jotransparente të po atyre qytetarëve. Spini duhet të krijojë perceptim të pronësisë mbi objektet që janë sulmuar dhe ndjejnë të rrezikimit të pronësisë që duhet të mbrohet.

Shtresa e dytë e spini ka për qëllim krijimin e perceptimit se ka qytetarë që janë kundër zgjedhjeve (si përfitim kryesor i demokracisë dhe si e drejtë themelore e njeriut). Në publik nuk depërton informata se njerëzit që protestojnë nëpër rrugë nuk janë kundër zgjedhjeve ose, për të ardhur në pushtet pa zgjedhje, por për krijimin e kushteve për zgjedhje të drejta dhe demokratike. Me këtë spin mobilizohet publiku për mbrojtjen e një të drejte themelore, pa u sulmuar apo pa u rrezikuar ajo.

Shtresa e tretë e spini është më e rrezikshmja dhe ka për qëllim të drejtpërdrejtë krjimin e emocioneve negative te publiku. Përsëritja e vazhdueshme se duhet të mbrohet identiteti i maqedonasve, të pengohet ndryshimi i emrit dhe të mbrohet vendi nga zhdukja, te publiku krijojnë përshtypje se në kuadër të demonstratave janë parashtruar kërkesa që kanë për qëllim fshirjen e identitetit të maqedonasve, ndryshimin e emrit dhe shkrirjen e vendit në ndonjë strukturë tjetër. Kjo përforcohet me pohimin se shkatërrohen përmendoret kulturore dhe historike (që është gënjeshtë absolute). Mobilizimi për mbrojtje bëhet pavarësisht nga ajo se nuk ka sulm, gjegjësisht nxitet ndjenja e rrezikimit të ekzistimit elementar të kombit.

Kjo mundëson koncentrim të emocioneve negative dhe krijim të iluzionit se bëhet fjalë për përmbledhje faktesh që e pasqyrojnë situatën reale. Në fakt, mund të shprehet dyshim për njërën nga shtresat, ndoshta edhe për dy, mirëpo ka shumë pak gjasa që publiku të dyshojë në vërtetësinë e të tre shtresave.

Emëruesi i përbashkët i të tre shtresave është spini i ndërlikuar janë qytetarët që protestojnë kundër strukturës aktuale në pushtet. Si rezultat i spinit, publiku nuk e percepton protestën si akt të manifestimit të pakënaqësisë ndaj punës së sturkturës aktuale në pushtet dhe institucioneve shtetërore të udhëhequra prej saj, por si akti i rrezikimit të vlerave të caktuara që dalin jashtë kornizave të strukturës në pushtet (identiteti, ekzistimi, të drejtat themelore…).

Spinimi i këtillë i shumëfishtë që nuk bazohet në asnjë fakt, mirëpo që për bazë e ka një emërues të përbashkët, në një moment të caktuar shndërrohet në sulm, gjegjësisht nxitje për dhunë (si ndaj grupeve të qytetarëve, ashtu edhe ndaj individëve që janë emërtuar, ose për të cilët ka insinuata se janë pjesë e grupit që “rrezikon”).

Меdiet nuk mund të mos jenë të vetëdijshme për pasojat e mundshme nga ky lloj i spinimit dhe për përgjegjësinë e tyre për pasojat që mund të ndodhin (pavarësisht nga ajo se a janë të dëshiruara haptazi, ose kanë ndodhur si rezultat i pakujdesisë së madhe). Мirëpo, përgjegjësia e medieve që nuk janë pjesë e spinimit poashtu është e madhe. Ato duhet të gjejnë mënyrë për despinim dhe për trajtim të hapur të gënjeshtrave që e përbëjnë spinin shumështresor.

 

Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close