Rruga Tetovë-Jazhincë po dëmtohet nga punët për vendosjen e kabllos optike

Kryetari i Komunës së Tearcës, Isen Asani, ka ndërprerë realizimin e projektit të MPB-së, për vendosjen e kabllos optike, përgjatë rrugës regjionale Tetovë-Jazhincë.

Kryetari i Komunës së Tearcës, Isen Asani, ka ndërprerë realizimin e projektit të MPB-së, për vendosjen e kabllos optike, përgjatë rrugës regjionale Tetovë-Jazhincë. Asani, thotë se ministria përkatëse nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.  Firma e kontraktuar për realizimin e punimeve, nuk i përfill masat e sigurisë, për vendosjen e shenjave në rrugë dhe as i kushton kujdes, mbrojtjes se shtresës së asfaltit gjat hapjes së kanalit për rreth.

“Ne kërkuam para një javë që të na sillnin dokumentacionin dhe ata na kanë dërguar vetëm projektin ideor, dhe e shihni se çfarë është duke ndodhur. Kompania që realizon punët është duke punuar pa asnjëfarë përgjegjësie dhe ne kërkojmë nga ky moment që të nënshkruhet marrëveshje mes komunës dhe ministrisë përkatëse lidhur me dëmet që janë bërë në rajonin e komunës së Tearcës pra në rrugën regjionale”,  deklaroi  Isen Asani, kryetar i Komunës së Tearcës.

Asani, pasi nuk ka gjetur mirëkuptimin me Ministrinë e Brendshme, sot ka dërguar inspektoratin dhe iu ka ndaluar punimet firmës, deri në arritjen e një marrëveshje me MPB-në.

“Me komunën nuk janë konsultuar aspak, leje nuk kanë kërkuar dhe ne duke parë se çfarë po ndodh lidhur me shkatërrimin e rrugës, dhe ne kemi dërguar inspektoratin në vend dhe prej sot iu ndërpritet puna për një periudhë përderisa të plotësohet dokumentacioni bazë mes komunës dhe ministrisë”, tha Isen Asani, kryetar i Komunës së Tearcës. 

Nga Komuna e Tearcës kërkojnë garanci që pas vendosjes së kabllos optike, ministria e brendshme të kontribuojë në rikthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme. Nga ana tjetër, zëdhënësi i MPB-së deklaroi se vendosja e kabllove optike është rajon mbarë-shtetëror dhe se për të, ekziston dokumentacioni përkatës

Lajme të ngjashme

Back to top button