Vrasje apo vetëvrasje? Vdekja e Kërpaç ende mbetet enigmë!

Nëse hetimi për vdekjen misterioze të Kosta Kërpaç, ish drejtorit të firmës “Finzi” që paraqitet si pronare e portalit “Netpres” përfundon si vetëvrasje, atëherë rasti do të mbyllet, ndërsa dilema se a ka bërë vetëvrasje, do të mbetet e pazgjidhur, thotë gazetari Zoran Dimitrievski nga javorja “Fokus”. Sipas tij, nuk ka gjasa që ai të ketë bërë vetëvrasje, nëse dikush nuk e ka shtyrë, gjegjësisht, nuk  e ka kërcënuar dhe shantazhuar, transmeton televizioni 21.

“Një e dhënë interesante është ajo se në dorën e majtë të Kërpaçit janë gjetur shenja baruti. Nuk e di a ka qenë ai mëngjerash, ose ka bërë vetëvrasje me dorën e majtë. I dyshimtë është edhe këndi i depërtimit të plumbit. Që të bëni vetëvrasje, duhet pistoletën ta mbani drejt, në kënd 90 shkallësh, ndërsa revolveri i markës “Smiten meson” është pothuajse e pamundur të mbahet ashtu, sepse është shumë i rëndë dhe do të kishte shenja baruti në të dyja duart”, thotë dimitrievski.

Për zbardhjen e rastit, Prokuroria Themelore Publike ka kërkuar informata shtesë nga Prokuroria Speciale, pasi Kërpaç vetë është paraqitur si dëshmitar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button