Hajndëll konsultime para arritjes në Shkup

Derisa partitë politike përgatiten për takimin vendimtar të liderëve, pritet arritja e përforcuesit gjerman Johanes Haindël i cili do ti bashkohet këtë javë ekipit të dyshes së ambasadorëve ndërmjetës për tejkalimin e krizës politike Bejli dhe Orav. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme gjermane Martin Shefer ka bërë të ditur se para vizitës në Shkup, Haindël do të zhvillojë konsulta edhe në Hagë, Berlin dhe Uashington, transmeton Alsat-M.

“Ambasadori Johanes Haindël me siguri gjatë mesit të javës do të qëndrojë në Berlin që më pas të shkojë në Uashington, Hagë dhe Athinë për konsultim e më pas do të vizitojë Shkupin. Ai do të punojë bashkë me KE-në, SHBA-të dhe të gjithë të tjerët që janë të interesuar për zbutjen e situatës së brendshme politike në Maqedoni. Parimisht do të zhvillojë konsultime të domosdoshme e më pas do ta vizitojë Shkupin”, tha Martin Shefer, zëdhënës MPJ Gjermani. Angazhimi i Hajndël-it në Maqedoni është vlerësuar si lajm i mirë për vendin pasi bëhet fjalë për një diplomat i cili ka njohuri për rrethanat në Maqedoni. Ai ka vizuar shpesh Shkupin, sidomos pas konfliktit të vitit 2001.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button