Aksion në Tetovë për shfrytëzimin e mbeturinave

Gjëra të ndryshme të përpunuara prej letrës dhe qeseve të plastikës janë vendosur në shumë lokacione në Tetovë dhe kanë befasuar qytetarët.

Ideja për vendosjen e tyre ishte e anëtarëve të MediaArt nga Tetova të cilët pas punëtorisë së suksesshme për përdorimin e mbeturinave të vjetra dolën në aksion.

Të gjitha rekuizitat janë punuar me mbeturina të vjetra. porositë që janë shkruar në rekuizite kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve.

Porosi të tjera të vendosura gjithashtu kanë të bëjnë me tolerancën ndërmjet nxënësve, bashkëjetesa dhe përmirësimi I kushteve në shkolla të mesme.

Aksionit ju bashkëngjiten edhe qytetarët duke shprehur mendimin e  tyre nëpërmjet porosive.

Lajme të ngjashme

Back to top button