Mbaroi protesta e 20-të e Lëvizjes #Protestoj (Foto-Video)

Gazetari i Portalbit njofton se ka mbaruar protesta e 20-të e Lëvizjes #Protestoj. Protestuesit kanë nisur qetë që të shpërndahen nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

Protestuesit e kanë gjuajtur me ngjyrë “Porta Maqedonia”, ashtu sikur është bërë përditshmëri e protestuesve t’i njollosin monumentet e projektit “Shkupi 2014”.

Revolucioni i larme
Revolucioni i larme

4

1

 

2

3

 

13162437_10153674445737426_675503544_n

13181051_589419411235752_984096929_n

18:49- Protestuesit tanimë janë para Parlamentit, raporton Portalb.

18:30- Gazetari i Portalb nga terreni njofton se protestuesit janë nisur drejt Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

13162199_589397261237967_552207805_n

18:05- Ka nisur protesta para Prokurorisë Speciale Publike protesta e 20-të e Lëvizjes Civile “#Protestoj”, kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov që me 12 prill i fali 56 politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre që janë nën hetime, njofton Portalb.

13150082_589394794571547_1961384492_n

Në fokus të protestave të sotme do të jetë ashtu siç thonë nga organizatorët, regjimi që në vete bartë fashizëm. Njëkohësisht do të protestohet edhe për viktimat, siç thonë ata, të këtij regjimi, në mesin e të cilëve janë edhe përfaqësuesit e policisë.

“Revolucioni Laraman” sot do të protestojë në: Shkup, Shtip, Kriva Pallankë, Berovë, Veles, Strumicë, Kavadar, Prilep, Manastir dhe Kërçovë.

Lëvizja Civile “#Protestoj” ka parashtruar 8 kërkesa që protestat të ndalen:

  1. Tërheqjen e menjëhershme të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov.
  2. Të jep dorëheqje Ivanov.
  3. Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike.
  4. Të formohet një departament special në Gjykatën Penale i cili do të jetë kompetente për lëndët që janë nën kompetencën e PSP-së.
  5. Tërheqjen e menjëhershme të datës së mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor.
  6. Në bisedimet për krizën politike në vend, të kyçet sektori civil.
  7. Bisedimet për zgjidhjen e krizës të bëhet në territorin e Maqedonisë.
  8. Formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë deri në fund reformat urgjente nga raporti i Pribe-së.

“#Protestoj”, ka bërë të ditur se nëse nuk plotësohen këto kërkesa ata do të vazhdojnë me protestat në rrugë, transmeton Portalb.

Përndryshe, “Revolucioni laraman’, është emri i protestës në të cilën qytetarët në çdo protestë kanë në shënjestër institucionet dhe objektet e shtetit të cilat i gjuajnë me ngjyrë.

Deri më tani janë gjuajtur me ngjyrë:

  • Zyra Popullore e presidentit Ivanov
  • Qeveria e Maqedonisë
  • Kuvendi i Maqedonisë
  • Ministria e Kulturës
  • Ministria e Drejtësisë
  • Ministria e Punëve të Jashtme
  • Objektet e Shkupit 2014,
  • Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA)
  • Dy përmendoret në formë luani të cilët gjenden në urën “Goce Dellçev”
  • Fotografitë e Nikolla Gruevskit, Gjorge Ivanovit dhe Gordana Jankulloskës
  • Gjykata Themelore Shkupi 1
  • Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ)
  • Është ngjyrosur sheshi Maqedonia me ngjyrë të kuqe duke e rikujtuar 1 vjetorin e publikimit të përgjimit ku dëgjohet se si pushteti është munduar ta fshehë vrasjen e Martin Neshkovskit
  • Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK)
  • Radio Televizioni i Maqedonisë (RTVM)
  • Ura “Liria”, që ndodhet në afërsi të Ministrisë së Punëve të Jashtme

Përveç protestës së 13 prillit, ku protestuesit arritën të futën në Zyrën Popullore të presidentit Gjorge Ivanov dhe ta demolojnë atë, protestat kryesisht kanë qenë të qeta dhe pa incidente. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button