Askush nuk tregon kush e vendosi carin serb ne mes te Shkupit

Vendimi për vendosjen e përmendores së car Dushanit para Gjykatës kushtetuese nuk është i Ministrisë së Kulturës e as vendim i komunës Qendër. Ministrja Elizabeta Kamçevska Milevska deklaroi se janë të pavërteta informacionet se përmendoren e ka porositur Ministria e Kulturës. 

“Ministria e Kulturës nuk është as porositës e as ngritëse e përmendores. Iniciativa nuk është ngritur nga ministria e Kulturës. Bëhet fjalë për përmendore të vendosura në urë. Kështu që ata që kanë realizuar urën, si investim të dikujt, aty duhet të drejtoheni. Nuk mund t’ju përgjigjem sepse ne si ministri nuk jemi porositës”, tha  Elizabeta Kançevska Mileska.

Nga Komuna Qendër kujtojnë një vendim nga përbërja e mëhershme e këshillit, që kishte të bënte me 29 përmendore në Urën Sy, por theksojnë se përmendorja e Car Dushanit nuk ka ekzistuar në të.

“Komuna Qendër ose Këshilli i Komunës Qendër ka marrë vendim për vendosjen e 29 përmendoreve në Urën Sy. Në mesin e atyre 29 përmendoreve të përpunuara dhe të paguara nga Komuna Qendër përmes Ministrisë së Financave, nuk është parashikuar përmendore e Car Dushanit”, deklaroi  Katerina Canevska, zëdhënëse e Komunës Qendër.

Në të njëjtën urë, përveç Car Dushanit janë ngritur edhe 8 përmendore të tjera pa vendim të Komunës Qendër. 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button