LSDM: Do të dihet e vërteta për “Lagjen e trimave”

­ LSDM­ja opozitare në kumtesën e sotme thekson se opinioni do ta marrë vesh të vërtetën për ngjarjet që ndodhën para një viti në “Lagjen e trimave” në Kumanovë dhe se të involvuarit dhe fajtorët do të bartin përgjegjësi.

LSDM pyet se vepër e kujt janë ngjarjet në “Lagjen e trimave” dhe përse Qeveria vitin e kaluar nuk e parandaloi grupin e armatosur. Thekson se familjet e tetë pjesëtarëve të vdekur të forcave të sigurisë dhe banorët që mbetën pa shtëpi e presin të vërtetën.

“LSDM i ndan me qytetarët vuajtjen, dhimbjen, revoltën që u përkujton 9 maji i sotëm dhe porosisim se opinioni do ta marrë vesh të vërtetën, ndërkaq të involvuarit dhe fajtorët do të bartin përgjegjësi”, thuhet në kumtesën e LSDM­së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button