Presioni ndaj të punësuarve për të qenë pjesë e protestave është vepër penale

Të ndahet partia nga shteti është një nga kushtet kryesore për zgjedhje demokratike sipas rekomandimeve të Raportit të Pribes dhe, gjithsesi, nga përfaqësuesit ndërkombëtar në vend. Këto ditë pasi filluan të organizohen kundër protesta, në mediume çdo ditë e më shumë shkruhet për presion ndaj administratës publike nga ana e pushtetit, që të punësuarit të vinë në protestë me qëllim që ato të bëhen më masive .Por, ajo që rrallë shkruhet nëpër mediume është që, presioni ndaj të punësuarve në administratë është vepër penale dhe që për këtë pason dënim prej 6 vitesh burg

Shkruan: Ana Anastasovska nga “Vërtetëmatësi

Ky problem u theksua vitin e kaluar në Raportin e Pribes. Në të, në pjesën e dedikuar për zgjedhjet, thuhet që ekziston shqetësim serioz për të ndarjes joprofesionale të shtetit nga aktivitet partiake.

Disa nga monitoruesit kanë shfaqur shqetësim për ndarjen joprofesionale të shtetit nga aktivitet partiake,  akuza për frikësim të votuesve, mos plotësim të listës zgjedhore, kontroll indirekt të partisë në pushtet ndaj mediumeve për shkak të dominimit të shtetit në marketingun e televizioneve, mos suksesi i mediumeve të bëjnë dallim në mes mbulimit të funksionarëve shtetëror në angazhimet e tyre si ministra dhe kandidat, gjithashtu kanë kontribuar për groposje të vijës ndarëse mes shtetit dhe partisë…

Pas kësaj, ndarja e partisë nga shteti, dhe apeli nga bashkësia ndërkombëtare, të mos bëhet presion ndaj të punësuarve në administratë, u bënë më të zëshme.

Me 30 janar, ambasadori I SHBA dhe BR-së, Xhes Bejlli dhe Aivo Orav, kryeministrit teknik, Emil Dimitriev, personalisht i dërguan mesazh me 10 pika, të cilat duhet të plotësoheshin që të krijohen kushte për zgjedhje ferr me 24 prill, fillimisht data e përcaktuar për zgjedhje, sipas marrëveshjes së Përzhinos.

Funksionarë të lartë publik patjetër duhet të japin deklarata të qarta dhe instruksione të shkruara që nuk do të tolerohet asnjë lloj presioni ndaj të punësuarve në administratën publike dhe asnjë i punësuar dhe qytetar nuk do të frikësohet për vendin e punës dhe për pranimin e shërbimeve sociale për përkrahje ose mospërkrahje të ndonjë partie politike- qëndron në këtë mesazh

EDHE GRUEVSKI APELON TË MOS BËHET PRESION NDAJ TË PUNËSUARVE NË ADMINISTRATË

Në vitin 2011. kur Tv A1 ende ishe hapur, përpara zgjedhjeve të qershorit, publikoi lista me të punësuar në administratë ndaj të cilëve është bërë presion t’i nxjerrin familjarët që të votojnë në zgjedhje, kryeministri i atëhershëm dhe tani lider i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ishte i prerë që një gjë të tillë nuk ka dhe të gjithë ato që do të bëjnë presion, do të ketë sanksione.

 Ajo që ne porosisim si parti, si qeveri, si institucione është që askush nuk guxon ta shkel ligjin në asnjë pjesë, as në frikësim, ndërsa ende më pak të bëhet ndonjë presioni, edhe në qoftë se është anëtar i VMRO-së, ose i LSDM-së ose ndonjë partie tjetër ose nuk është anëtar i asnjë partie, ai nuk ka të drejtë ta shkel ligjin dhe ne nuk do të lejojmë një gjë të tillë. Nëse një gjë tillë diku ndodh do të ndërmerren sanksione konkrete dhe askujt nuk do t’i ndihmoj libreza partiake, dhe përkatësia. Deri tani nuk kemi gjetur persona konkret as nga VMRO, as nga parti tjera për të cilët nuk ka prova gjyqësore. Për ata që janë siguruar prova do të ballafaqohen me gjyqin, nëse ka të tillë- tha ai.

 PRESIONET ENDE JANË FSHEHTËSI PUBLIKE

Përkundër gjithë kësaj, presionet ndaj të punësuarve në administratën publike vazhdojnë çdo ditë. Ky problem u bë aktual sërish në periudhën e fundit, me organizimin e kundër protestave në krye të të cilave qëndron Lëvizja qytetare për mbrojtje të Maqedonisë (LQMM), ndërsa fshehtësi publike është që i organizon partia në pushtet VMRO DPMNE.  Në mediume çdo ditë publikohen informacione të lidhura me raste në të cilat të punësuarit në administratën publikë në të gjithë venin ju shpërndahen urdhra për pjesëmarrje të obligueshme në protesta. Më pas publikohen edhe SMS porosi me përbërje të tilla, por, sërish, këto pranohen me një dozë rezerve, për shkak se vërtetësia nuk është dëshmuar. Për presionin ndaj administratës, apelojnë edhe nga organizatat joqeveritare.

Nga asociacioni qytetar Civil, me 22 prill dolën me një raport për presionin dhe nënçmim ndaj të punësuarve në administratën publike në nivel qendror dhe lokal në komuna, që të marrin pjesë në kundër-protesta, që i ka organizuar pushteti, i fshehur pas LQMM.

Dhjetëra të punësuar në administratë në të gjithë Maqedoninë ankohen në presionin e ashpër dhe dëshmojnë që patjetër duhet të vendosin nënshkrim për pjesëmarrje në kundër-protesta, për shkak se ditën e ardhshme do të ballafaqohen me dënime, degradim, madje edhe shkarkim nga detyra. Disa nga ata shprehën edhe frikë për sigurinë e tyre- theksojnë nga Civil.

Për presione të tilla në Ohër konkretisht, me 20 prill foli edhe zëvendës ministri për shkencat e informatikës nga LSDM,Aleksandër Kiracovsi.

Të punësuarve në sektorin publik në Ohër ju bëhet presion politik dhe ju kërcënohen me procedura disiplinore, vendime për lëshim nga puna, nota të dobëta administrative, etj. Qëllimi është nën kërcënim të marrin pjesë në tubimin e sotshëm të LQMM-së. Kërcënimet shkojnë deri në atë shkallë sa që kërkohet të gjithë familja të shkoj në protestë nën kërcënim që do të evidentohen në fotografim- thuhet në komunikatë në Kiracovski.

SMS porosi për pjesëmarrje të detyrueshme në “mitingun më të rëndësishëm të partisë tonë” ishin publikuar në një pjesë të mediumeve me 21 Prill.

Të nderuar anëtar, informoni edhe anëtarët e tjerë që të enjten në Shkup duhet të marrim pjesë në mitingun më të rëndësishëm të partisë tonë. Për kohën e nisjes do të informoheni sërish. Tani i nevojitemi më së shumti partisë dhe shtetit. Prania e të punësuarve është e detyrueshme- thuhet në SMS porosinë e publikuar nga një pjesë e mediumeve.

 ÇFARË THONË LIGJET PËR PRESIONE TË TILLA

Profesori Jove Kekenovski nga FRODEM rikujton që neni 16 nga Kushtetuta i Republikës së Maqedonisë e garanton lirin e bindjes, ndërgjegjes dhe shprehjes publike të mendimeve.

AI që me dhunë, frikësim, nënçmim, maltretim ose me kërcënim serioz do të detyroj tjetrin të bëj ose mos bëj diçka duhet të dijë që ajo është e dënueshme me Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë. Ushtarët partiak dhe të paguarit, të cilët janë në funksion të mobilizimit të partizimit të dhunshëm dhe mobilizimit, në të ardhme të afërt do të ballafaqohen me sanksione për këto vepra penale, për të cilat parashihet dënim me burg nga 6 muaj deri në 5 vite- thotë Kekenovski.

Neni 130 nga Kodi Penal, në paragrafin 1 qartë thotë:

 Ai qe me forcë ose me kërcënim serioz do të detyroj tjetrin të bëj apo mos bëj diçka, do të dënohet me dënim me të holla ose me dënim me burg me kohëzgjatje prej 1 viti.

Në paragrafin 3 të të njëjtit nen precizohet:

Nëse vepra nga paragrafi 1 e bënë person zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës, do të dënohet me burg nga 6 muajsh deri 5 vjet.

 Paragrafi 4 thekson:

 Ndjekja e veprës nga paragrafi 1 ndërmerret me padi private.

Kjo do të thotë që secili që do të ketë shtypje të tillë patjetër duhet ta denoncoj dhe të ngre padi. Në të kundërtën, presioni që ju bëhet do të ngelet në letër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button