Kampionati Botëror i Eurovizionit, në finale Shqipëria kundër Irlandës: Votoni për fituesin

Pas sondazheve që zgjatën disa javë, fazës së grupeve, raundit të knockout-it, çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve, sajti eurovisionni, ka mbërritur në pikën që ka shpallur dy shtetet që do të konkurrojnë për të qenë fituesit e parë të Eurovision World Cup, ato janë Shqipëria dhe Irlanda!

Shqipëria dhe Irlanda kanë ecur shumë mirë gjatë fazës së grupeve, ato kanë dalë të parat në grupet e tyre. “Sunlight” e Nicky Byrne-s mposhti Holandën, Rusinë dhe Austrinë respektivisht në fazën e knockout-it, çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve me një diferencë të madhe. Njëlloj e suksesshme ka qenë “Fairytale’ e Eneda Tarifa-s e cila ka mundur Islandën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën në përballjet e tyre.

Tani gara është vetëm mes dy shtetesh dhe ndjekësit do të votojnë për herë të fundit në këtë site. Vetëm njëra do të kurorëzohet kampione. Votimi zgjat deri të premten në orën 20.00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button