Zidane: Ja çka do të bëjë Granada në ndeshjen e fundit me Barcelonën

Zinedine Zidane është i bindur që Granada do të luajë ashtu siç duhet me Barcelonën.
Trajneri i Real Madridit, shpreson që Granada t’iu marrë pikë katalunasve, në mënyrë që Reali të fitojë titullin.

“Qëllimi ynë i parë ishte për të kaluar në vendin e dytë, ku edhe jemi sot. Granada-Barcelona? Jam i sigurt që Granada do të luajë ashtu siç duhet, do të angazhohet dhe do të kërkojë fitore ndaj liderit. Ne duhet të fitojmë dhe Granada duhet të luajë lojën e saj dhe të shohim se çfarë do të ndodh”, deklaroi Zidane pas ndeshjes me Valencian, përcjellë “Lajmi.net”.

“Sot ishte një ndeshje e vështirë ndaj një rivali të fortë, andaj jam shumë i kënaqur me tri pikët. Edhe loja ishte po ashtu në nivel, edhe pse në pjesën e dytë vuajtëm”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button