PLD: Me rastin “Kumanova” le të merret Prokuroria Speciale Publike

Partia Liberal Demokrate kërkon që Prokuroria Speciale Publike ta merr nën kompetencat e saja rastin “Kumanova”, sepse konsideron se vetëm PSP mund t’i zbulojë paqartësitë për opinion, transmeton Portalb.

“Në këtë ditë të dhimbshme do të parashtrojmë pyetje direkte. Si është e mundur që gjithë ai arsenal armësh të hyjë në një lagje të vogël? Pse vetëm pas tre ditëve nga ngjarja, pasi që autoritetet e vlerësuan aksionin si të suksesshëm dhanë dorëheqje njerëzit e parë të DSK-së dhe MPB-së, Mijallkov dhe Jankullovska? Pse VMRO-DPMNE kongresin e saj për 9 maj e shtyu? Pse edhe pas kërkesave të vendeve fqinje dhe bashkësisë ndërkombëtare nuk lejuat hetim ndërkombëtar?- tha në konferencë për media zëdhënësi i PLD-së, Filip Janeviq.

Nga aty thonë se, Maqedonia meriton ta kuptoj të vërtetën. Të kuptoj se kush e porositi, kush e inspiroi këtë rast. Ky rast duhet të zbardhet për tu mos u përsëritur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button