Lojtarët e Leicesterit shpërblehen me vetura Mercedes (FOTO)

Leicester City, ka bërë befasinë në Angli duke u shpallur kampion në mesin e shumë klubeve të mëdha dhe për këtë pronari tajlandez ka vendosur t’i shpërblejë të gjithë lojtarët me nga një veturë luksoze

Vichai Srivaddhanaprabha ka vendosur të shpërblejë 30 lojtarët e skuadrës me nga një Mercedes-Benz B –Class Electric Drive të ri.

Një model i tillë kushton rreth 40 mijë euro dhe në total i bie që Srivaddhanaprabha të shpenzojë rreth një milion euro.

Përpos këtyre veturave, pronari ka premtuar edhe një udhëtim shumë të shtrenjtë në Las Vegas. Ky udhëtim i kushton më shumë se tetë milionë euro.
3_1462740917-6815156

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button