Gjobë ose burg, prindërve që postojnë foto të fëmijëve në Facebook

Prindërit që kanë pasion të postojnë foto të bebeve të tyre në Facebook duhet të kenë kujdes, paralajmërojnë autoritetet franceze, shkruan “Theguardian“, transmeton Tv Klan.

Nënat dhe baballarët, që hedhin shumë fotografi të fëmijëve të tyre, mund të përfshihen ligjërisht, në momentin kur të vegjlit e tyre të jenë rritur.

Sipas qeverisë franceze ligjet të reja mbi privatësinë e fëmijevë do të vihen në zbatim, dhe prindërit që kanë postuar foto të fëmijëve e tyre, pa lejen e këtyre të fundit, ku të vegjlit mund të  “turpërohen” apo cënohen, mund të gjobiten më mijëra stërlina, por edhe të përfundojnë në burg.

Sipas ligjeve të reja, prindërit mund të përballen me një gjobë deri në 35,000 stërlina nëse do të shpallen fjator për thyerje të të drejtave të fëmijëve të tyre.

Të gjithë e dimë se nënat mund të postojnë më shumë se 10 foto të bebeve të tyre në një ditë dhe se baballarët e kanë pasion të ndajnë në rrjetet sociale, eksperiencat në nevojat personale të fëmijëve të tyre, por tashmë këta prindër duhet ta rimendojnë seriozisht këtë gjë,

Një profesor i Manchester Metropolitan University i ka thënë përditshme “The Guardian” : “Mendoj se në të ardhmen do të keni një reagim shumë të ashpër nga ana e brezit të ri, të cilët do të kuptojnë që ëdo element i jetës së tyre, që nga dita kur kanë lindur është tashme pjesë e mediave sociale.”

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Jom ferat Delija jetoje ne holland kom nenshtetsine holandeze jo i interesuar te punoj ne zvicerr ju lutem me kontaktoni ky eshte tel:0031643736965

Leave a Reply to Ferat Delija Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button