Pastro oborrin tënd, para se të pastrosh oborrin e tjetrit

[Recension: “Gazetës maqedonase “Vest” i pengon shitja e dredhzave nga shqiptarët”]

Rasti i këtij artikulli është shembull i mirë kur autori ka një qëllim të caktuar, për të cilin mund të thuhet se është i qëlluar, por nuk është munduar që të njëjtin ta trajtojë në mënyrën e duhur, me burime kompetente dhe të patjetërsueshme për lajmin. Në vend të kësaj, autori thjeshtë ka komentuar dhe e ka “shitur” produktin e tij si lajm.

Aktuale - Gazetws maqedonase Vest i pengon shitja e radhzave nga shqiptaretLinku deri te artikulli origjinal: “Gazetës maqedonase “Vest” i pengon shitja e dredhzave nga shqiptarët”

Data e publikimit: 04.05.2016

Data e rencensionit: 05.05.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Teksti i gazetës “Vest” u trajtua dhe u përfol në disa portale shqiptare, kryesisht me një qasje kritike, për shkak të rëndësisë që kjo gazetë i ka kushtuar një fenomeni, sipas këtyre mediave, jo aq të rëndësishëm. Mangësia e mediave në shqip ishte se mungonin burimet dhe komentuesit kompetentë. Ky artikull i aktuale.mk pretendon se shitësit janë shqiptarë dhe sipas tij, është pikërisht kjo arsyeja se pse “Vest” ka reaguar. Autori nuk e ka marrë mundimin të shkojë deri në vendin e ngjarjes, të takojë shitësit, të mësojë etninë e tyre (për t’ia vërtetuar këtë edhe lexuesit), të kuptojë dhe të transmetojë edhe për lexuesit pse janë ata aty dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen, gjobat që janë përmendur, mbështetjen ose jo nga institucionet e shtetit, etj. Kjo është mënyra më e mirë dhe më profesionale për të mbajtur anën e tyre dhe të mos bëhet material spekulativ.

“…si duket kësajë gazete i ka penguar që disa persona e nxjerin kafshatën e bukës në kët shtet ku papunsija mbizotron tek secila familje.”

Sugjerimet që i bëhen medias tjetër nga ky autor mund të vlejnë si pikënisje për tema shumë të mira për vetë atë. Në vend që t’ia sugjeronte medias tjetër, autori mund të bënte vetë hulumtime mbi temat, që mund të rezultonin interesante.

“…ia kujtojmë gazetës Vest të interesohet pak pse ”Makedonia Pat” nuk vendon rrethoja për sigurinë e qytetarëve në autoban që rezikohen nga kafshët sidomos qent, ku në rajonin e pollogut janë shtuar dukshëm aksidentet me kafshët nëpër autobanet e Maqedonisë, por meren me shqiptarët që dalin për të nxjerë një kafshatë buk.”

Nëpërmjet hulumtimeve, burimeve, komenteve nga njohësit e rrethanave, autori mund të nxirrte në pah etnocentrizmin për të cilin e ‘akuzon’ gazetën “Vest” dhe, pa bërë komente personale, lexuesi mund ta kuptonte shumë mirë qëllimin final.

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button