fbpx

U martua me pensionistin dhe i vodhi 142 mijë euro – ky është rrëfimi i plakut!

Gruaja nga Rusia, Narija Kordić Sambol (61) ka përfunduar nën vëzhgimin e prokurorëve, pasi që burrit të saj të përkohshëm Francis Sambol (83) nga Kroacia, i ka vjedhur gjatë martesës tetë muajshe 142,000 euro të kursimeve – me të cilat ajo u arratis.

Kur u demaskua, ajo ia ktheu atij 41.000 vetëm euro.

Në kontrast me Narijan, e cila pretendon të ketë marrë (nga tani ish-bashkëshorti) vetëm 41,000 euro, pensionisti Sambolec, i cili i fitoi ato si punëtor i përkohshëm në Gjermani, shprehet i tronditur, transmeton Telegrafi.

Në fakt, duke e parë se u “demaskua”, Francis ishte përpjekur për të diskredituar atë duke raportuar për një seri krimesh.

“Pas vdekjes së gruas, mbeta i vetmuar. Kisha nevojë për dikë që të më ndihmonte në pleqëri. Një ditë pashë shpalljen e saj e cila ofron ndihmë për persona të vjetër, meshkuj. Ne kemi qenë të martuar që nga 28 qershori 2014. Në fund të janarit të vitit të kaluar thjesht u zhduk me paratë e mia. Jam i bindur se ajo ishte një mafioze para se të vinte. Në dorën e djathtë kishte të prerë gishtin e vogël. Derisa isha duke punuar në Gjermani, polakët më thanë se mafia në Rusi, kur ata nuk bëjnë para, presin gishtat”, ka rrëfyer pensionisti.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close