Vazhdon gjykimi i Zahir Bekirit – Çaushit

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1, sot do të vazhdojë gjykimi i Zahir Bekiri – Çush Në seancën për rastin “Fabrika e aferave”, është e paraparë që të dëgjohen dëshmitarë nga Prokuroria, njofton Portalb.

Përndryshe, Bekiri, ngarkohet për aferën me letërnjoftimet e falsifikuara, dokumenteve udhëtuese dhe dokumenteve tjera. Prokuroria Themelore Shkup ka paraqitur akuzë kundër tij dhe vëllait të tij I.B.

Bekiri akuzohet për tre vepra penale, gjegjësisht për prodhim dhe furnizim të armëve dhe mjeteve për kryerjen e veprave penale, falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të të dhënave personale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button