Gazetari i BBC-së përzihet nga Korea e Veriut

Korrespondenti i BBC-së, Rupert Wingfield-Hayes dhe ekipi i tij janë përzënë nga Korea e Veriut, pasi u ndaluan nga autoritetet për shkak të raportimit të tyre, transmeton Top Channel.

Gazetari, producentja Maria Byrne dhe kameramani Matthew Goddard u ndaluan nga zyrtarët të premten, kur ishin duke u larguar nga vendi aziatik. Ai u pyet për rreth 8 orë nga autoritetet koreano-veriore dhe firmosi një deklaratë para se të lihej i lirë. Pas kësaj, u shoqërua në aeroport.

Korrespondenti ishte në Korenë e Veriut për të ndjekur Kongresin e Partisë së Punëtorëve. Udhëheqja komuniste e Koresë së Veriut duket se ishte e pakënaqur nga fakti se gazetari kishte vënë theksin në raportimet e tij në disa aspekte të jetës në kryeqytetin e këtij vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button